• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mariçiq: Nuk ka kurrfarë koordinimi mes Qeverisë dhe prokurorisë për hapjen e rastit “Shkupi 2014”

Mariçiq: Nuk ka kurrfarë koordinimi mes Qeverisë dhe prokurorisë për hapjen e rastit “Shkupi 2014”

Shkup, 7 korrik 2023 (MIA) - Nuk ka kurrfarë koordinimi midis Qeverisë dhe prokurorisë lidhur me hapjen e rastit “Shkupi 2014”, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në bisedën për emisionin "Triling" në TV24.

"Ky rast gjatë kohë ka qëndruar në prokurori dhe supozoj se ka pasur njohuri të reja, dokumente të reja, prova të reja pasi tani e hapin. Mund t'ju pohoj se nuk ka asnjë koordinim midis Qeverisë dhe prokurorisë lidhur me trajtimin strategjik të këtij rasti apo hapjen e këtij rasti, sepse ne publikisht i kemi ftuar si Qeveri dhe më shumë palë si prokurorin (Islam) Abazi dhe prokurorin (Lubomir) Jovevski t'i shqyrtojnë rastet aktuale dhe ato që janë hapur si dilemë në opinion apo si temë në opinion gjatë muajve të kaluar. Pra, nuk kemi bërë asnjëherë selektim”, ka thënë Mariçiq.

Zëvendëskryeministri poashtu tha se ish funksionarë të garniturës së mëparshme dhe asaj aktuale, pra dy ish sekretarë të përgjithshëm të Qeverisë janë para gjykatës dhe e shtyjnë atë procedurë.

"Sigurisht që këtë nuk e ka urdhëruar Qeveria, sigurisht që nuk e ka sugjeruar Qeveria. Dua të them se Qeveria as nuk ka dhe as duhet të ketë kontroll mbi atë që bën prokuroria dhe rastet që hap. Dhe mendoj se në këtë kontekst duhet parë kjo tendencë për mbylljen e rasteve të PSP-së, pas një kohe të gjatë për ta përmbyllur përfundimisht atë përrallë që ishte mega rast që kur u hap, sepse edhe në raportin e BE--së qëndron si vërejtje përshpejtimi dhe përfundimi i rasteve nga më herët”, thotë zëvendëskryeministri Mariçiq.

FOTO: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR