• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mariçiq: Nuk do të heqim dorë nga qëllimi dhe plani për të bërë ndryshime kushtetuese në mandatin e kësaj përbërjeje të Kuvendit

Mariçiq: Nuk do të heqim dorë nga qëllimi dhe plani për të bërë ndryshime kushtetuese në mandatin e kësaj përbërjeje të Kuvendit

Shkup, 17 nëntor 2023 (MIA) - Nuk do të heqim dorë nga qëllimi dhe plani për të bërë ndryshime kushtetuese sa më parë në mandatin e kësaj përbërjeje të Kuvendit. Punojmë dhe do të punojmë për të deri në ditën e fundit të këtij mandati, dekalroi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, duke cekur se vendi ndodhet në fund të fazës së parë të negociatave dhe prej nesh varet nëse do të vazhdojmë më tutje apo jo.

Ky obligim është nga korniza negociuese, theksoi Mariçiq, dhe tha se për fat të keq, nuk mund të heqim dorë.

"Kjo përbërje parlamentare duhet të guxojë dhe ta përfundojë atë obligim, sepse do të mundësojë i ardhshmi t'i përkushtohet më shumë reformave dhe rezultateve", deklaroi Mariçiq, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën për shtyp pas përfundimit të Takimit ministror rajonal në Qeveri.

Sipas Mariçiqit, nuk do të ishte mirë që ky obligim të kalojë edhe në mandatin tjetër si detyrë e parë, por edhe se është iluzion i madh nëse konsiderojmë se do të zhduket nëse vetëm injorohet.

"Para së gjithash, ka të bëjë me opozitën dhe ata deputetë të cilët konsiderojnë se me injorimin e këtij obligimi, i cili sot ndoshta u duket shumë i madh, por me kalimin e kohës do të kuptojmë se ka qenë shumë i thjeshtë dhe në kuadër të asaj që tashmë e kemi bërë në sistemin tonë për gjashtë-shtatë bashkësi të tjera. Dhe se çmimin që të bllokohemi vetë, do ta paguajmë me të vërtetë shtrenjtë", deklaroi Mariçiq.

Shpresoj, tha Mariçiq, se nuk do të lejojmë të presim dhjetëra vite për të bërë diçka, që mund ta bëjmë tani për t'i vazhduar negociatat.

"Jam i sigurt se deputetët e VMRO-DPMNE, më herët apo më vonë do të kuptojnë se ky është obligim, barrë nga e cila nuk mund të ikim. Kemi tentuar në të kaluarën edhe me problemin me Greqinë, por pritja disa vite dhe dekada, solli vetëm pozitë më të keqe për ne", deklaroi Mariçiq.

I pyetur nëse jemi më afër ndryshimeve kushtetuese apo zgjedhjeve, Mariçiq tha se zgjehdjet janë nga mesi i vitit të ardhshëm ndërsa temrini do të konstatohet në periudhën në vijim, siç theksoi, në përputhje me afatet ligjore. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR