• e premte, 27 dhjetor 2024

Mariçiq: Nuk është biseduar për intervenim tjetër në Kushtetutë

Mariçiq: Nuk është biseduar për intervenim tjetër në Kushtetutë

Shkup, 28 mars 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq deklaroi se nuk ka kurfarë marrëveshje dhe as nuk është biseduar për çfarëdo lloj intervenimi tjetër në Kushtetutë, përveç për futjen e bullgarëve, malazezëve, kroatëve dhe bashkësive të tjera të cilat e kërkojnë atë.

Zëvendëskryeministri në deklaratë për Dojçe Vele-n thotë se fokusi duhet të vihet në ndryshimet kushtetuese të cilat dalin nga Korniza negociuese me BE-në.

"Disa çështje mund të zgjidhen edhe me procese të ardhshme të ndryshimeve kushtetuese", thekson Mariçiq.

Sipas Mariçiq, hapja e çështjeve të reja dhe temave të tjera jashtë qëllimit filelstar për ndryshim të Kushtetutës deri diku edhe ishin të pritura.

"Nuk është hera e parë të dëgjojmë propozime, kërkesa apo pako ndryshimesh të cilat do të ishin propozuar në rast të hapjes së Kushtetutës. për secilën temë e cila ka rëndësi për qytetarët mund të hapet debat shoqëror, por, fokusi duhet të vihet në obligimin që e kemi ndërmarrë në Propozimin francez, i cili është përkthyer në kornizën tonë negociuese dhe të gjithë duhet të jemi të kahëzuar drejt saj", thekson Mariçiq.

Nëse dëshirojmë të kemi sukses me ndryshimet kushtetuese, nënvizoi ai, procesi duhet të fokusohet në ato tema të rëndësishme për integrim të shpejtë në BE.

"Për të gjitha çështjet e tjera do të nevojitet diskutim më i elaboruar dhe ai mund të hapet dhe të zgjasë edhe më gjatë si proces, ndërsa disa çështke mund të zgjidhen edhe me procese të ardhshme të ndryshimeve kushtetuese. Ndryshimet kushtetuese të cilat dalin nga Korniza negociuese me BE-në janë në interes edhe të qytetarëve edhe të shtetit. Ndërkaq, kur bëhet fjalë për qytetarët dhe shtetin duhet të kemi qëllim të njejtë dhe të krijojmë kushte që negociatat me BE-në të jenë efikase dhe sa më parë të bëhemi vend anëtar i BE-së", shtoi Mariçiq. ab/

foto/MIA

QËNDRONI TË LIDHUR