• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mariçiq nga UEJL në Tetovë: Qëllimi ynë është t'i mbajmë të rinjtë dhe kuadrin arsimor në shtëpi

Mariçiq nga UEJL në Tetovë: Qëllimi ynë është t'i mbajmë të rinjtë dhe kuadrin arsimor në shtëpi

Tetovë, 6 tetor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Shoqërisë Informatike, Azir Aliu, e kanë vizituar Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Në kuadër të fushatës “Ne jemi Evropa”, u takuan me prorektoren Besa Arifi dhe studentët e Universitetit. Ata e trajtuan rëndësinë e programit Erasmus Plus, projektet e mobilitetit dhe rëndësinë e tyre për përparimin akademik.

"Programi Erasmus Plus u mundëson studentëve të arsimohen, fitojnë njohuri dhe përvojë, ashtu si studentët nga vendet e tjera anëtare të BE-së. Erasmus Plus është shfaqur si një nga programet më të njohura të Bashkimit Evropian për arsimin, trajnimin, rininë dhe sportin. Mundësia për të shkëmbyer ide dhe praktika të mira në kornizat evropiane dhe ndërkombëtare është një frymëzim për gjenerata të shumta të nxënësve, studentëve, stafit arsimor si dhe organizatave dhe institucioneve që janë në pozizë të shfrytëzojnë përfitimet që kemi në dispozicion", theksoi Mariciq.

Programi Erasmus Plus dukshëm i rritë kompetencat e të rinjve dhe krijon shumë mundësi të reja për ta në arsimin formal dhe joformal. Lëvizshmëria, njohuritë dhe aftësitë që bëhen të disponueshme për të rinjtë përmes programeve dhe fondeve të BE-së hapin një perspektivë të ndritshme për ta.

Ai inkurajoi studentët dhe të rinjtë që të kërkojnë një mënyrë për të realizuar ambiciet e tyre dhe për të arritur qëllimet e tyre për një të ardhme progresive të Maqedonisë së Veriut në BE. Kjo vizitë ishte pjesë e fushatës “Ne jemi Evropa”, e cila përfundoi në Tetovë me një tribunë me disa folës. qa/ab/

Foto: SÇE

 

QËNDRONI TË LIDHUR