• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mariçiq nga Brukseli: BE-ja ka plan për eurointegrim të shpejtë, mundësi e cila nuk duhet të na ikë

Mariçiq nga Brukseli: BE-ja ka plan për eurointegrim të shpejtë, mundësi e cila nuk duhet të na ikë

Shkup, 31 maj 2023 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë, i angazhuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq sot, pas takimeve me eurodeputetë, përmes video-fjalimit dërgoi porosi se BE-ja ka plan për Maqedoninë e Veriut dhe për rajonin.

Siç tha Mariçiq, me aksion të përbashkët të të gjitha subjekteve politike duhet deri në vitin 2030 ta valorizojmë mundësinë që na është dhënë.

"Kemi shumë mbështetës dhe miq të sinqertë në institucionet evropiane, mes të cilave edhe në Parlamentin evropian. Pas takimeve m eurodeputetët bga grupe të ndryshme parlamentare, e transmetoj porosinë se është i qartë vizioni për zgjerim të BE-së, dhe se eurodeputetët edhe më tej do të jenë të zëshëm për përshpejtimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit në BE. Mbështetja dhe thirrja për evropianizim të rajonit nga institucionet evropiane është gjithnjë e më e fuqishme. Atë e dëshmon edhe plani i ri për afrim të përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor drejt partnerëve tanë evropianë, prezantuar sot nga kryetarka e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen", thotë Mariçiq.

Sipas tij, kemi perspektivë të dukshme evropiane dhe është e jona tani, me vendime përgjegjëse ta arrijmë atë.

"Nga ne pritet përparim drejt BE-së me reforma, dialog dhe konsensus kur bëhet fjalë për të ardhmen evropiane të qytetarëve të vendit tonë. ta shfrytëzojmë momentin dhe të bëjmë hapa të cialt do të na japin rezultate pozitive dhe përparim. E preism gjatë këtë dhe ua kemi borxh të rinjve dhe gjeneratave të ardhshme. Duhet ta kuptojmë urgjencën dhe detyrën e pashtyeshme që e kemi para nesh, ta kryejmë me sukses. Është i domosdoshëm dialogu mes partive politike të cilat ndajnë vlera evropiane, për të cilat nuk ka kompromise, ose jemi për BE ose jo. Kjo është situatë në të cilën do të tregojmë se me të vërtetë dëshirojmë Maqedonia e Veriut të jetë në shoqëri dhe në tyrezë me vendet e zhvilluara demokratike", potencoi zëvendëskryeministri.

BE-ja, shton ai, tregoi se ka plan dhe përgjegjësi për ne.

"Kemi edhe ne plan të cilin me aksion të përbashkët të të gjitha subjekteve politike duhet ta realizojmë dhe deri në vitin 2030 ta valorizojmë mundësinë e cila na është dhënë", nënvizon Mariçiq.

Në kuadër të vizitës dyditore të punës në bruksel, Mariçiq realizoi takime me eurodeputetët nga grupi i Aleancës progresive të socialistëbe dhe demokratëve në Parlamentin evropian, Tonino Picula, matjazh Nemec dhe Andreas Shider, me eurodeputeten nga grupi i Të Gjelbërve, Tineke Strike, eurodeputetin austriak, Kristian Sagarc, raportuesin në hije të Partisë popullore evropiane për Republikën e Maqedonisë së Veriut në Parlamentin evropian dhe Iraçe Garsia Peres, eurodeputete dhe lidere e Aleancës progresive të socialdemokratëve në Parlamentin evropian. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR