• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mariçiq: Nevojitet entuziazëm të cilin e kemi pasur para 32 viteve për vendime të cilat sjellin stabilitet dhe mirëqenie

Mariçiq: Nevojitet entuziazëm të cilin e kemi pasur para 32 viteve për vendime të cilat sjellin stabilitet dhe mirëqenie

Shkup, 8 shtator 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq ua ka uruar qytetarëve 8 Shtatorin - Ditën e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke porositur se sot është ditë solemne, shtetëformuese dhe historike për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, të cilët para 32 viteve me besim të fuqishëm zgjodhën rrugë për fillim të ri, për jetë më të mirë dhe për të ardhme më të mirë në një shtet të pavarur.

"Pas 32 viteve pavarësisl, theksoi Mariçiq, Maqedonia e Veriut gëzon prestigj të veçantë në botë dhe ka marrë besim që të jetë partner i dëshituar strategjik në vendet më të mëdha të botës perëndimore evropiane, demokratiketë civilizuara", thotë Mariçiq, duke përmendur se për gjeneratat e ardhshme është nder historik dhe përgjegjësi që ta mbrojë dhe zhvillojë shtetin.

"Jam i bindur se në valën e entuziazmit që nxiti vendimet kur u soll pavarësia, sot ne mund t'i kapërcejmë dallimet tona dhe të përballemi me të gjitha sfidat - për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme, së bashku me miqtë tanë ndërkombëtarë, për të jetuar në paqe, stabilitet, ekonomi të shpejtë, rritje dhe mirëqenie, duke nxituar drejt ditës kur do të festojmë pavarësinë e vendit tonë si anëtare e Bashkimit Evropian. Gëzuar 8 Shtatorin!, thuhet në urimin e zëvendëskryeministrit Mariçiq. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR