• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mariçiq në takimin e Këshillit të Kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor

Mariçiq në takimin e Këshillit të Kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor

Bruksel, 8 dhjetor 2023 (MIA) - Zëvendëskrymeinistri i angazhuar për çështje evropiane dhe kryenegociator i vendit me BE-në, Bojan Mariçiq sot do të marrë pjesë në takimin e pestë të Këshillit strategjik të Kornizës investuese për Ballkanin Peërndimor (VBIF) së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë për fqinjësi dhe negociata për zgjerim të Komisionti evropian (NEAR), Gert Jan Kopman dhe me drejtorin e përjgithshëm të Sektorit për Evropë dhe tregti ndërkombëtare pranë Ministrisë norvegjeze të Punëve të Jashtme, Frode Overlend Andersen.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, temë e bisedimeve do të jetë politika e zgjerimit të BE-së me theks të posaçëm në Planin e KE-së për rritje të Ballkanit Perëndimor, si dhe rrjedhën e reformave dhe ngjarjeve të tjera aktuale në vend.

Me takimin e sotëm Mariçiq e përfundon vizitës disaditëshe në Bruksel, në kuadër të së cilës dje pati fjalim hyrës në takimin bilateral për "Kapitullin 31 - Politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë" nga Klasteri 6, me mbylljen e të cilit zyrtarisht përfundoi procesi i skriningut i Maqedonisë së Veriut.

Ai theksoi se shohim përpara drejt momentit pozitiv në rrugën tonë eurointegruese, duke e potencuar me atë rast rëndësinë e përfundimit të suksesshëm të ciklit gjithpërfshirës të procesit të skriningut të inicuar me metodologjinë e re për inkuadrim dhe duke e cekur vendosmërinë kolektive për avancim të integrimit të vendit në BE.

Para mbledhjes së fundit të skriningut, Mariçiq porositi se duke e pasur parasysh përkushtimin tonë dhe përpjekjet për t'u bërë anëtare e BE-së, pret në Këshillin e Evropës javën e ardhshme të marrim rekomandim për të vazhduar me Konferencën e dytë ndërqeveritare.

Sipas tij, shtyrja apo bllokimi i procesit të negoxiatave dhe anëtarësimit të Maqedonisë së veriut në BE paraqet rrezik për reformat dhe zhvillimin tonë.

Krahas pjesëmarrjes në sesionin përfundimtar të procesit të skriningut, zëvendëskryeministri Mariçiq pati edhe takime pune me nënkryetarin e Komisionit evropian dhe eurokomisar për promovim të mënyrës evropiane të jetesës, Margaritis Shinas.

Shinas pas takimit në X kumtoi se Maqedonia e Veriut tashmë ndërmori hapa të mëdhenj drejt inkuadrimit në BE. "I inkurajojmë miqtë tanë në Shkup ta rrëmbejnë momentin dhe të vazhdojnë me reformat kyçe, me fokus në ndryshimet kushtetuese dhe sundimin e së drejtës", theksoi Shinas në kumtim.

Mariçiq pati edhe brifing me delegatët nga Grupi i punës i Këshillit të Evropës për zgjerim dhe për vende të cilat negociojnë për anëtarësim në BE (KOELA), ku u bë fjalë për përfundimin e suksesshëm të procesit të skriningut, planet e ardhshme lidhur me parashtrimin e dokumenteve të nevojshme për realizim të reformave, strategjisë për Planin për rritje që shteti e zhvillon për momentin, si dhe sfidat në rrugën drejt BE-së.

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR