• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mariçiq në takim rajonal ministror për Planin për rritje dhe samit rajonal të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Malin e Zi

Mariçiq në takim rajonal ministror për Planin për rritje dhe samit rajonal të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Malin e Zi

Shkup, 15 maj 2024 (MIA) - Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq nga sot qëndron për vizitë dyditore në Kotor, ku do të marrë pjesë në takimin ministror rajonal të ministrave të Çështjeve Evropiane dhe Financave të Ballkanit Perëndimor kushtuar Planit për Rritje dhe do të jetë pjesë e deëegacionit të Samitit rajoal  të liderëve, njoftuan nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

Takimi i ministrave dhe zëvendëskryeministrave të Ballkanit Perëndimor, shtojnë nga SÇE-ja, i paraprin Samitit të nesërm të liderëve, në të cilin do të marrin pjesë liderët e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësuesve më të lartë të Komisionit Evropian.

Në takim, sipas paralajmërimeve, do të diskutohen prioritetet dhe hapat e ardhshëm që do të ndërmerren për realizimin e Planit për rritje në rajonin e Ballkanit Perëndimor. mb/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR