• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mariçiq në takim me "Treshen e Vajmarit": Vendin në BE e kemi, nevojitet konsensus për të ardhmen evropiane

Mariçiq në takim me

Shkup, 17 korrik 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për çështje evropiane sot ka qenë nikoqir i  "Treshes së Vajmarit", Lorens Bun, sekretaren shtetërore për Evropë në Këshillin e ministrave të Republikës së Francës, Ana Lirman, ministren për Evropën dhe Klimën e Republikës Federale të Gjermanisë dhe Simon Shinkovski vel Senk, ministër për Bashkimin Evropian të Republikës së Polonisë, me të cilët zhvilloi një takim pune, në të cilin u diskutua hapur për çështjen e procesit negociator të Maqedonia e Veriut me BE-në, përshpejtimin e tij dhe të ardhmen e zgjerimit të BE-së, në kontekstin e ri gjeopolitik.

Siç njofton Sekretariati për çështje evropiane, zëvendëskryeministri në takim tha se tonet pozitive që vijnë nga partnerët dhe aleatët evropianë, të plotësuar me planin e ri për integrim të përshpejtuar të propozuar nga Komisioni Evropian, janë arsye të mjaftueshme për optimizëm dhe shtoi se është një nxitje për të krijuar kushte për t'i dhënë një dinamikë të re procesit, të cilin e presin të gjithë.

Të ftuarit theksuan se dyert e BE-së janë hapur pas një periudhe të gjatë dhe se tani është një moment dhe një mundësi që nuk duhet ta humbim. Theksuan se Maqedonia e Veriut e ka vendin e saj në BE, duke theksuar se ajo që është e nevojshme është konsensusi për të ardhmen evropiane dhe anëtarësimin në BE.

Në takim, siç u tha, ministrat evropianë për BE-në dërguan mesazhe dhe këshilla të qarta se Maqedonia e Veriut i përket BE-së dhe për shkak të impulsit të forcës që ka marrë Brukseli për zgjerimin e BE-së, Maqedonia e Veriut duhet të bëjë vetë një hap përpara dhe se vendimi i takon liderëve politikë maqedonas.

Mariçiq falënderoi "Treshen e Vajmarit" për mbështetjen e vazhdueshme politike, e cila, sipas zëvendëskryeministrit, është e një rëndësie të madhe për tejkalimin e sfidave me të cilat përballemi për zbatimin e shpejtë të reformave dhe arritjen e standardeve që do ta bëjnë Maqedoninë e Veriut anëtare e BE-së deri në vitin 2030.

Në kuadër të programit të punës së ministrave nga “Treshes së Vajmarit”, pas takimit me zëvendëskryeministren Mariçiq është mbajtur një konferencë e përbashkët për shtyp. mb/

Foto: SÇE

QËNDRONI TË LIDHUR