• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mariçiq në punëtorinë e TAIEKS në Beograd: Reforma në administratën publike është bazë nga e cila varet zhvillimi i shoqërisë demokratike

Mariçiq në punëtorinë e TAIEKS në Beograd: Reforma në administratën publike është bazë nga e cila varet zhvillimi i shoqërisë demokratike

Shkup, 11 qershor 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë i angazhuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq foli në punëtorinë për disa vende të TAIEKS (TAIEX) në temën "Si të arrihet sukses në procesin inkuadrues drejt Bashkimit Evropian: Praktika më e mirë, përparimi dhe sfidat e vendeve kandidate me fokus në bazat e Klasterit 1 - Reforma e administratës publike në Maqedoninë e Veriut".

Siç kumtoi SÇE, në fjalimin e tij ai e ceki rëndësinë e punëtorisë rajonale, ku po vazhdojnë diskutimet për Bashkimin Evropian, perspektivën e rajonit dhe përparimin e vendeve ona në procesin e inkuadrimit, me fokus në përvojat e vendeve kandidate dhe vendeve-anëtare.

Mariçiq e ceki Skrioning-procesin e përfunduar me sukses në fillim të dhjetorit 2023, në të cilin ishin të përfshirë rreth 1000 persona prej rreth 200 institucione nacionale dhe 850 prezantime të prëgatitura në periudhë kohore prej rreth 15 muajve.

Ai gjithashtu theksoi se pas letrës zyrtare nga kryesimi spanjoll me të cilën i bëhet thirrje Qeverisë të prëgatisë udhërrëfyes për sundim të së drejtës, shoqëruar me Plan të aksionit për mbrojtje dhe avancim të të drejtave të pjesëtarëve të pakicave apo bashkësive nacionale të cilat janë më pak se 20 për qind e populaltës në Maqedoni të Veriut dhe Udhërrëfyesin për RAP, Qeveria i miratoi dokumentet dhe ato u ndanë me KE-në më 27 dhjetor 2023.

Plotësisht, shtoi, në fazë përfundimtare është përgatitja e Udhërrëfyesit për funksionim të institucioneve demokratike, i cili nuk është model hyrës, por është kusht, që i përfshin sferat e zgjedhjeve, punën e parlamenteve dhe shoqërinë civile.

Sipas tij, modernizimi dhe avancimi i administratës shtetërore dhe publike shihen si baza të tërë sektorit publik nga i cili varen proceset dhe zhvillimi në çdo shoqëri demokratike.

Mariçiq theksoi edhe se reforma e adminsitratës publike së bashku me menaxhimin me financat publike janë gjithashtu sfera prioritare në kuadër të Agjendës reformuese të Planit për rritje, ndërsa përmbushja e saj do të jetë bazë për pagesë të ndihmës.

Në punëtori morën pjesë ministra të çështjeve evropiane të vendeve kandidate për në BE, prëfaqësues të TAIEKS pranë Komisionit evropian, përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së dhe ekspertë të tjerë relevantë. ab/

Foto: SÇE

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR