• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mariçiqi: Në fillim të prillit e presim transferimin e parë të mjeteve nga Plani për Rritje të KE-së

Mariçiqi: Në fillim të prillit e presim transferimin e parë të mjeteve nga Plani për Rritje të KE-së

Shkup, 30 tetor 2023 (MIA)   -   Presim që evaulimi i parë të jetë në fund të marsit , ndërsa në fillim të prillit do të bëhet transferimi i parë i mjeteve nga Plani për Rritje nga Komisioni Evropian (KE). Ky është qëllimi i KE-së dhe kjo është dinamika që do ta bëjmë, tha sonte zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiqi.

Fokusi i reformave që do të priten nga ne, siç vlerësoi në emisionin në TV Telma, do të jenë në kapacitetet financiare dhe ekonomike të shtetit dhe të forcimit të institucioneve. 

Vizita e sotme e kryetares së Komisionit Evropian Fon Der Lajenit, sipas Mariçiqit,  është një sinjal pozitiv dhe inkurajim sepse turneun në Ballkanin Perëndimor e filloi pikërisht nga Shkupi. 

 "Në këtë mënyrë dërgon një mesazh se jo vetëm që Maqedonia e Veriut ka perspektivë evropiane, por edhe se po punon në të. Fokusi i vizitës së saj është pikërisht Plani për Rritje. Edhe pse u përmendën edhe disa tema të tjera, atë që ajo na e përcolli, atë që ne e flasim prej kohësh, se me të vërtetë ekziston një disponim te shtetet anëtare të bisedojnë dhe të veprojnë  në fushën e integrimeve evropiane. Nuk është vetëm imagjinata jonë apo një histori e bukur apo një dëshirë e bukur, por që është me të vërtetë një realitet. Së dyti, se që të tregojnë në vepër se Plani për Rritje do ta zbatojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Presim që më 8 nëntor kur do të publikohen raportet për të gjitha shtetet e rajonit të publikohet edhe plani i detajuar për rritje", tha Mariçiqi.

 Fon Der Lajeni njoftoi, siç tha, se ky është një Plan, në të cilin nuk do të priten ata që nuk duan të marrin pjesë. Është e rëndësishme, theksoi, që reformat dhe fushat në të cilat do të duhet të realizojmë reforma, si dhe masat konkrete, do të dakordohen në periudhën e ardhshme dhe pritet të përfundojnë para fundit të vitit.

 "Listën e reformave që duhet të bëjë ai plan i reformave nuk lidhet formalisht apo konkretisht me negociatat, as me reformat që na i kërkojnë rregullisht çdo vit, edhe pse në fakt  do të duhet të merren një pjesë e atyre masave edhe në këtë pjesë. Fokusi do të jetë te reformat në sistemin ekonomik, në kontrollin financiar dhe politikën fiskale, si dhe në pjesën që lidhet me vlerat themelore.  Do të ketë fokus në reformat në kapacitetet financiare dhe ekonomike të shteteve, si dhe forcimi i institucioneve. Kjo na u komunikua qartë. Atë plan duhet ta përcaktojmë së bashku me ministritë e Financave dhe Ekonomisë dhe resorët e tjerë ekonomikë, të transportit, të mjedisit", tha Mariçiqi.

 Me Ministrinë e Financave po punohet për zhvillimin e një strukture të ministrive dhe institucioneve kryesore që do të marrin pjesë në hartimin e propozimeve dhe monitorimin e implementimit të planit.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR