• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mariçiq në brifing me anëtarët e KOELA-s në Bruksel: Ta shfrytëzojmë shansin unikal për zgjerimin e BE-së

Mariçiq në brifing me anëtarët e KOELA-s në Bruksel: Ta shfrytëzojmë shansin unikal për zgjerimin e BE-së

Bruksel, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Përfundimi i suksesshëm i procesit të skriningut, planet e ardhshme në lidhje me dorëzimin e dokumenteve të nevojshme për realizimin e reformave, strategjisë për Planin për rritje që shteti për momentin është duke e zhvilluar, si dhe sfidat e rrugës drejt BE-së ishin temat kryesore në brifing takimin që pasdite në Bruksel e kishte zëvendëskryeministri për çështje evropiane dhe kryenegociator me Bashkimin Evropian, Bojan Mariçiq me delegatët e Grupit punues të Këshillit të Evropës për zgjerim dhe për vende që negociojnë për anëtarësim në BE (KOELA).            

Mariçiq i falënderoi anëtarët e Këshillit dhe të gjitha palët e prekura, të cilët kanë qenë pjesë e procesit të skrinigut për mbështetje, të cilën BE-ja e jep dhe është përqendruar në atë si munden delegatët të kyçen dhe të ndikojnë pozitivisht në rrethin e veprimit të tyre me qëllim që Maqedonia e Veriut me sukses t'i realizojë proceset e rrugës drejt BE-së.

Ai theksoi se me përfundimin e procesit të skriningut rrumbullaksohet një fazë shumë e rëndësishme, në të cilën në 15 muaj institicionet tona kanë punuar me përkushtim shumë të madh dhe rezultati i së cilës është realizimi i saj i suksesshëm.

Mariçiq u pëqendrua edhe në hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren në lidhje me përgatitjen e udhërrëfyesve për reformat dhe planin e veprimit mbi të cilin institucionet po punojnë me shpejtësi, si dhe në ndërmarrjen e përgjegjësisë dhe miratimin e amendamenteve kushtetuese dhe përqendrimin maksimal në strategjinë për Planin e rritjes.

"Plani i rritjes është një shembull i rëndësishëm, domethënë një instrument i shkëlqyer me të cilin do të kemi sukses në zbatimin e reformave të nevojshme në rrugën drejt BE-së", përfundoi Mariçiq.

Përfaqësuesit e vendeve-anëtare të BE-së në KOELA, nga ana e tyre, konfirmuan mbështetjen e fuqishme të vendeve të tyre për vazhdimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe shprehën interesimin se si mund të kontribuojnë në integrimin e suksesshëm të vendit në Evropë.

Ata u referuan edhe për hapat e ardhshëm pas përfundimit të procesit të shqyrtimit dhe se si qytetarët e Maqedonisë mund t'i ndjejnë rezultatet e rrugës sonë drejt BE-së.

Në takim, zëvendëskryeministri Mariçiq foli edhe për rëndësinë e periudhës që vijon për Maqedoninë e Veriut me qëllim të përmbushjes së obligimeve të përcaktuara me Kornizën negociuese, përfshirë miratimin e amendamenteve kushtetuese, zbatimin e reformave dhe mundësitë e shfrytëzimit të shansës unike për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, Moldavinë dhe Ukrainën.

Në takimin me delegatët e KOELA-s mori pjesë edhe shefi i misionit të vendit pranë BE-së në Bruksel, ambasadori Zulfi Ismaili. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR