• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mariçiq: Me rëndësi është të shihet se cilat subjekte kanë keqpërdorur mjete evropiane dhe tërë këtë ta spastrojmë deri në fund

Mariçiq: Me rëndësi është të shihet se cilat subjekte kanë keqpërdorur mjete evropiane dhe tërë këtë ta spastrojmë deri në fund

Shkup, 28 korrik 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, lidhur me hetimin e Shërbimit evropian kundër mashtrimeve (OLAF) për keqpërdorime të mjeteve nga fondet evropiane në vend kundër 17 subjekteve në shtet, tha se me rëndësi është të shihet se për çfarë subjekte bëhet fjalë dhe bëri thirrje që kjo të spastrohet deri në fund.

"Në të vërtetë, në sistemin tonë e dimë se ajo është vepër e veçantë penale - malverzime apo keqpërdorim i parave evropiane dhe mendoj se këtu pa kompromis sepse ka pasur shumë shtete të rajonit të cilat kanë akoma më shumë raste - Rumania, Bullgaria, Kroacia ka pasur probleme në disa faza të caktuara, por i kanë tejkaluar dhe i kanë shfrytëzuar mjetet edhe me IPA, por edhe me ato strukturore sepse me strukturoret e dini tashmë e kumtuan edhe atë analizë tek 11 më të mëdhatë janë fondet strukturore", tha Mariçiq në brifing me gazetarë.

Ai e sqaroi ndarjen e roleve në sistemin tonë rreth fondeve IPA.

"SÇE ka rol primar në programim, në procesin e grumbullimit të informatave dhe caktimin e prioriteteve dhe projekteve apo sferave që do të financohen. Dhe ne i parashtrojmë programet operative sektoriale. Ato janë programet që i listojnë prioritetet për financim apo projektet për financim dhe në momentin kur do të miratohen i njoftojmë nga Qeveria, e njoftojmë KE-në se si janë miratuar. Mjetet nga fondet IPA transferohen n Ministrinë e Financave. Atje ka një njësi të posaçme për zbatim të fondeve IPA dhe atje në suaza të asaj njësie ekzistojnë gjithashtu struktura që i grumbullojnë informatat dhe i marrin vërejtjet dhe ankesat lidhur me fondet IPA dhe nga atje realizohen më tej projektet që i kemi konstatuar", tha Mariçiq.

Theksoi se inspektimet i bëjnë përmes Ministrisë së Financave për atë se si zbatohen projektet konkrete nga paratë evropiane dhe se krahas kësaj njësie në MF ka edhe një shfrytëzues tjetër, i madh, i parave evropiane, ajo është agjencia IPARD që i merr drejtpërdrejtë mjetet për menaxhim të fiondeve lidhur me IPARD-in, përkatësisht me bujqësinë.

"GJithçka që nuk është IPARD shkon përmes Ministrisë së Financave. Edhe ata e kanë kontrollin më të saktë. Ne nuk i kemi informatat sepse hetimet janë të fshehta. Edhe ata kanë mekanizma se si t'i hetojnë. Dje pati edhe kumtesë nga MF rreth asaj se ku dhe si kanë konstatuar parregullsi. Ato nuk duhet të jenë të mëdha, mund të bëhet fjalë edhe për projekte më të vogla, por është mirë të gjitha t'i spastrojmëd eri në fund. Sepse roli i kësaj është mu të kontrollojë se si shpenzohen paratë evropiane. Normalisht se secili problem në shfrytëzimin e parave evropiane neve duhet të na tregojë për ndonjë dobësi nëse tek implementuersit që mund të jenë komunat, mund të jenë edhe kompani, mund të jenë edhe institucione. Do të thotë, me rëndësi është të shihet se për çfarë subjekte bëhet fjalë dhe ta spastrojmë këtë tërësisht", theksoi Mariçiq.

Shtoi se me delegacionin e BE-së njëherë në javë kanë takim me temë fondet IPA, ndërsa në baza ditore komunikojnë për gjithçka që nevojitet, sepse, siç tha, lufta jonë është çdo euro të jetë shfrytëzuar drejtë, për qëllimin që është dedikuar. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR