• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mariçiq: Me rëndësi është që të përmirësohet efikasiteti i administratës dhe të mbahen njerëzit e mirë

Mariçiq: Me rëndësi është që të përmirësohet efikasiteti i administratës dhe të mbahen njerëzit e mirë
Shkup, 14 tetor 2022 (MIA) – Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, konsideron se nuk është mirë të fokusohet në shkurtimin e administratës publike vetëm për shkak të shkurtimit dhe se është me rëndësi të përmirësohet efikasiteti i administratës dhe të mbahen njerëzit e mirë. Mariçiq në paraqitjen televizive në “Top Tema” në TV Thelma theksoi se ka një numër të madh të të punësuarve në administratë, por edhe se në vende të caktuara nuk ka numër të mjaftueshëm të kuadrit real, ekspert dhe profesional. "Procesi i reformës në administratën publike e kalon mandatin e çdo qeverie dhe duhet të kryhet me mbështetjen politike të të gjitha partive, në mënyrë që të mos mblidhen pikë të vogla politike në bazë të kësaj. Kjo është arsyeja pse është e vështirë dhe e ngadaltë. Jemi duke bërë përpjekje për të ngritur standardin në administratë, kjo do të thotë nivel më i lartë i pagave, aty ku është e mundur dhe sa më shumë, por edhe duke përdorur analizat funksionale për të bërë një prerje", deklaroi Mariçiq. Në procesin e negociatave, Mariçiq paralajmëroi se do të përdoret edhe sektori civil, duke theksuar se tashmë ka pasur një takim me Këshillin për Bashkëpunim të Qeverisë dhe organizatave të shoqërisë civile, ku ka kërkuar që të propozojnë një model se si të vendosin bashkëpunim dhe komunikim, në çfarë mënyre mund të marrin pjesë. "Institucionet kanë kapacitete, por diku nuk mjaftojnë. Të gjitha institucionet mbështeten në një numër të caktuar zyrtarësh që bëjnë punën e tyre dhe bëjnë më shumë se kaq. Ne kemi kapacitete për të filluar procesin, por për të ruajtur dinamizmin dhe vazhdimësinë, na duhet punë më shumë dhe më e mirë, si dhe punësimi i njerëzve të rinj që janë ekspertë," eklaroi Mariçiq. Sipas Mariçiqit, opozita me vetëdije bllokon në Kuvend ligje të përpunuara me mbështetjen e KE-së, duke theksuar se Ligji për Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë është negociuar me Komisionin Evropian për gjashtë muaj dhe është marrë si tekst i miratuar nga ato. Zgjidhja e bllokadës së Kuvendit, sipas zëvendëskryeministrit, është që të institucionalizohet dialogu politik për çështjet e skriningut dhe planit reformue. “Nëse e institucionalizojmë dialogun politik, në Këshillin Kombëtar për eurointegrime, i cili udhëhiqet nga opozita, dhe aty krijojmë një format për gjithçka që është rënë dakord, që të mos bllokohet më pas, atëherë kemi shans", tha  Mariçiq. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR