• e premte, 27 dhjetor 2024

Mariçiq: Me një kornizë kohore të qartë për zgjerimin e ardhshëm të BE-së për rezultate të shpejta të reformave në vend

Mariçiq: Me një kornizë kohore të qartë për zgjerimin e ardhshëm të BE-së për rezultate të shpejta të reformave në vend

Shkup, 6 qershor 2023 (MIA) - Situata aktuale gjeopolitike e shkaktuar nga agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës, ka hapur mundësinë për integrim të përshpejtuar në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por qëllimi nuk është siç thotë ai "ta kapërcejmë procesin e negociatave”, por për të realizuar përfundimisht atë që u premtua nga Porto Karas.

Këtë, siç kumtuan nga SÇE, e theksoi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, i cili sot foli në Forumin e Parë Bilateral të Organizatave Tink Tank të Maqedonisë dhe Spanjës, në seancën kushtuar integrimeve evropiane dhe politikës së zgjerimit të BE-së.

"Plani i paraqitur nga kryetarja e Komisionit Evropian nuk duhet të mbetet vetëm me fjalë, por duhet të zbatohet praktikisht. Duhet një propozim në tryezë se cilat janë prioritetet në përputhje me integrimin e përshpejtuar, BE-ja dhe vendet anëtare duhet ta mbështesin dhe të krijojnë një kalendar për periudhën e ardhshme", tha Mariçiq.

Zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori me BE-në, Mariçiq, theksoi se për çështjen “kur dhe si deri në anëtarësim” është e nevojshme që ne të kemi një agjendë intensive reformash në vend dhe që BE të ketë një plan të qartë për anëtarësim, i cili do të rrisë mbështetjen e qytetarëve për procesin e integrimit evropian.

U hap edhe një diskutim për gjendjen aktuale të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe potencialin për bashkëpunim në të ardhmen, dhe në këtë drejtim, zëvendëskryeministri Mariçiq shprehu besimin se Spanja, si më parë, do të mbetet një mbështetëse e fortë e Maqedonisë së Veriut edhe në pragë të presidencës spanjolle të BE-së se qeveria spanjolle mbetet e angazhuar për zgjerimin e BE-së me vendet e rajonit.

"Konferenca e radhës ndërqeveritare duhet të mbahet gjatë presidencës spanjolle, pra deri në fund të vitit. Ky do të jetë investimi më i mirë i presidencës spanjolle, sepse integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është investim për sigurinë, stabilitetin dhe paqen në Evropë", theksoi Mariçiq.

Forumi i parë bilateral i organizatave tink-tenk të Maqedonisë dhe Spanjës nën titullin "Ne mendojmë dhe punojmë së bashku" është organizuar nga Instituti "Prespa", me iniciativë të përbashkët me Institutin Mbretëror Elkano nga Madridi. ls/

Foto: SÇE

 

QËNDRONI TË LIDHUR