• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mariçiq: Mbështetje e re financiare evropiane për tre projekte me investim të përgjithshëm prej 98.9 milionë euro

Mariçiq: Mbështetje e re financiare evropiane për tre projekte me investim të përgjithshëm prej 98.9 milionë euro

Shkup, 20 korrik 2023 (MIA) - Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim ka njoftuar zyrtarisht zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane dhe Koordinatorin Kombëtar të IPA-s, Bojan Mariçiq, për tri projektet që u aprovuan më 30 qershor të vitit 2023 në mbledhjen e Bordit Operativ të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor.

"Korniza investuese për Ballkanit Perëndimor (WBIF), në të cilën ne aplikojmë për çdo thirrje dhe në të cilën ne rregullisht mbështesim projekte, miratoi 24 milionë euro grante për tre projekte, dy në sektorët e energjetikës dhe një në transport, që ka të bëjë me Korridorin 8 për ndërtimin e autostradës Kriva Pallanka-Stracin. Granti është në vlerë prej 14 milionë eurosh dhe investimi i përgjithshëm prej 36.7 milionë eurosh mbështetet me një hua nga Banka Botërore", informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

Nga SÇE bëjnë të ditur se në fushën e energjetikës bëhet fjalë për dy projekte, nga të cilët njëri për efikasitet energjetik në sektorin publik, një grant në vlerë prej 2.2 milionë euro, ndërsa investimi i përgjithshëm prej 27.5 milionë euro, i cili mbështetet me hua nga Banka Botërore. Granti u kërkua me qëllim që të mund të ndërhyjë dhe të rrisë efikasitetin energjetik të 18 objekteve shëndetësore, 4 në Shkup dhe Valandovë, Kriva Palankë, German, Zletovë, Kratovë, Pehçevë, Shtip, Probishtip, Demir Hisar, Demir Kapi, Dollni Disan, Resnjë, Llozovë, Negotinë, Dibër.

"Granti i dytë nga sektori energjetik është 8 milionë euro për të forcuar rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike në rajonin juglindor, me investim të përgjithshëm prej 34.7 milionë euro, të mbështetur me hua nga BERZH-i. Qëllimi i projektit është të sigurojë lidhje me rrjetin për energjinë elektrike të prodhuar nga burimet e ripërtërishme të energjisë nga hidrocentralet, centralet diellore, mullinjtë e erës dhe kështu të rrisë pavarësia e vendit për prodhimin e energjisë vetanake", bëhet  e ditur në kumtesën e SÇE-së.

Sipas zëvendëskryeministrit Mariçiq, mbështetja e tillë nga BE-ja, në projekte konkrete, është provë se procesi i aderimit dhe anëtarësimi në BE nuk është vetëm proces politik, por edhe ekonomik, me përfitime konkrete për qytetarët.

"Gjatë verës, Komisioni Evropian do të promovojë rreth 20 fonde të granteve për sektorin privat për të nxitur zhvillimin e ndërmarrjeve në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të përmirësohet funksionimi i tyre dhe për të mirëmbajtur investimet private. Deri më tani, Komisioni Evropian ka ndihmuar me qasjen në financat, e në periudhën e ardhshme do të ndëmarrë edhe rrezikun nga investimet për të lehtësuar dhe përmirësuar sektorin privat. Informacionet plotësuese për këto garanci do të publikohen në shtator të këtij viti, theksohet në kumtesë.

Nga SÇE informojnë se projektet totale të aprovuara për vendet e Ballkanit Perëndimor arrijnë në 528 milionë euro me investim të përgjithshëm prej 2.1 milionë euro. Të gjitha projektet e aprovuara kanë për qëllim zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor të promovuar nga komisioneri për Zgjerimin Varheji në vitin 2020.

Sekretariati për Çështje Evropiane informon se DG NEAR ka dorëzuar detajet e kritereve për thirrjen e re të 9-të me radhë për grante investuese në kuadër të Kornizës investuese të Ballkanit Perëndimor, të destinuara për projekte hekurudhore. Në përputhje me kriteret e kësaj thirrjeje, vendet mund të aplikojnë me projekte për rehabilitimin e infrastrukturës ekzistuese dhe ndërtimin e infrastrukturës së re të qëndrueshme dhe të zgjuar të rrjetit hekurudhor kryesor dhe të zgjeruar TEN-T.

"Vlera maksimale e bashkëfinancimit nga korniza investuese për Ballkanin Perëndimor është 50% e investimit të përgjithshëm të mjeteve të mbetura duhet të sigurohen me huat nga Institucionet Financiare Ndërkombëtare në përputhje me rregullat për zbatimin e Kuadrit investiues për Ballkanin Perëndimor, shprehen nga SÇE-ja.

Më shumë detaje mbi përgatitjen e aplikimeve janë në dispozicion në faqen e internetit të Kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor në linkun e mëposhtëm https://www.wbif.eu/about/how-apply-wbif-grant

Foto: SÇE

QËNDRONI TË LIDHUR