• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mariçiq: Marrëveshja e Prespës është simbol i politikave të guximshme dhe progresive shtetërore

Mariçiq: Marrëveshja e Prespës është simbol i politikave të guximshme dhe progresive shtetërore
Shkup, 15 prill 2022 (MIA)- Marrëveshja e Prespës është simbol i politikave progresive shtetërore që siguruan stabilitet, zhvillim dhe progres për ne dhe brezat që vijnë, shkroi sonte në profilin e tij në Fejsbuk, zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Bojan Mariçiq. “Syriza dhe LSDM si parti simotra me vendime të guximshme dhe përmes solidaritetit, politikave progresive dhe miqësisë së sinqertë e kthyen frymën e bashkëpunimit në Evropën Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor. Dora e zgjatur e pajtimit mes dy vendeve dhe popujve sot nënkupton aleancë të fuqishme në NATO, mbështetje 100 për qind e vendit tonë në rrugën evropiane dhe respekt reciprok”, ka shkruar Mariçiqi i cili ka qenë pjesëmarrës në Kongresin e tretë të SYRIZA-s në Athinë. Të ardhmen më të mirë, siç theksoi ai, e sjellin partitë e majta dhe të familjes politike socialdemokrate.  

QËNDRONI TË LIDHUR