• e premte, 27 dhjetor 2024

Mariçiq: Maqedonia e Veriut dhe vendet e Ballkanit Perëndimor me Planin për rritje të përshpejtuar do të integrohen në BE

Mariçiq: Maqedonia e Veriut dhe vendet e Ballkanit Perëndimor me Planin për rritje të përshpejtuar do të integrohen në BE

Shkup, 22 janar 2024 (MIA) - I mbështetur me përkrahje të madhe fianciare, Plani për rritje shënon një hap vendimtar dhe udhërrëfyes transformimi për prosperitetin e përbashkët të Ballkanit Perëndimor, beson zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, i cili ishte pjesë e delegacionit të takimit të liderëve për Planin për rritje të Ballkanit Perëndimor.

Siç kumtoi SÇE, Mariçiq thekson se në takim është potencuar se Plani për rritje është një hap i vërtetë për integrim drejt BE-së të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

"Kjo nismë simbolizon përkushtimin e rajonit për aksion, duke nxitur zhvillimin ekonomik, stabilitetin dhe integrimin rajonal deri në harmonizimin e ekonomive kombëtare me standardet e BE-së, instrumenti vepron si katalizator për integrim të suksesshëm, duke nxitur ndryshime reformuese fundamentale të rëndësishme  për arritjen e qëllimit strategjik për përfshirje në BE deri në vitin 2030. I rëndësishëm për planin është vendosja e tregut të përbashkët rajonal, zhbllokimi i potencialit ekonomik dhe hapja e rrugës drejt tregut të vetëm të BE-së. Fushat si lehtësimi i tregtisë, hapja e sektorit shërbyes dhe mobiliteti i të punësuarve janë në fokusin e integrimit të përshpejtuar", konsideron Mariçiq i cili ishte pjesë e delegacionit të takimit të liderëve për Planin për rritje të Ballkanit Perëndimor.

Në takimin e sotëm, theksohet në kumtesë, është cituar se Maqedonia e Veriut meriton të krijojë një agjendë reformuese solide, e cila do të jetë bazë për realizim të pandërprerë  në eurointegrimin e shtetit me qëllim të nxitjes së anëtarësimit me të drejt të plotë në BE deri në vitin 2030. Përkushtimi i Planit për rritje kontribuon për transformim të shtetit, e bën më të suksesshëm zhvillimin e shoqërisë dhe inkuadrimin e përshpejtuar drejt BE-së.

Përcaktimet kryesore të takimit janë prioritetet e rrugës drejt BE-së përkatësisht përpjekja për realizimin e reformave, bashkëpunimi, lidhshmëria përmes instrumenteve financiare që do të nënkuptojnë zhvillim stabil dhe të sigurt të rajonit", qëndron në kumtesë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s, SÇE

 

QËNDRONI TË LIDHUR