• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mariçiq - Maida Gorçeviq: Bashkëpunimi në rajon dhe Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor është mundësi për përshpejtimin e procesit të eurointegrimeve

Mariçiq - Maida Gorçeviq: Bashkëpunimi në rajon dhe Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor është mundësi për përshpejtimin e procesit të eurointegrimeve

Shkup, 16 maj 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot ka takuar ministren për Çështje evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviq në margjinat e Samitit të liderëve për Planin e rritjes së Ballkanit Perëndimor në Kotor.

Në takim u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit në rajon dhe zbatimin e suksesshëm të Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor nga Komisioni Evropian, njofton SÇE.

Plani i rritjes është një strategji konkrete për zhvillimin socio-ekonomik të rajonit, bashkëpunim dhe afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Përmbushja e detyrimeve të harmonizuara me Bashkimin Evropian do të nënkuptojë zhvillim të konsiderueshëm, progres dhe prosperitet të shtetit dhe rajonit.

Mariçiq falënderoi për bashkëpunimin e suksesshëm dhe të frytshëm për realizimin e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.

Me qëllim për të zbatuar me sukses Planin e rritjes, është e nevojshme që shtetet të vazhdojnë me këmbëngulje në bashkëpunim me Komisionin Evropian për të arritur qëllimin strategjik të anëtarësimit në BE të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të rajonit, njoftojnë nga SÇE-ja. qa/

Foto: SÇE

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR