• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mariçiq: Më 8 maj do të kemi një LSDM të fuqishme, e cila do t'i kundërshtohet frymës nacionaliste dhe populliste që na kërcënohet

Mariçiq: Më 8 maj do të kemi një LSDM të  fuqishme, e cila do t'i kundërshtohet frymës nacionaliste dhe populliste që na kërcënohet

Shkup, 26 prill 2024 (MIA) - I pranojmë rezultatet siç janë dhe i kuptojmë si porosi shumë të fuqishme për qëndrimin e qytetarëve ndaj LSDM-së. Edhe më herët si parti kemi qenë para sfidave të ngjashme dhe çdoherë kemi gjetur fuqi të konsolidohemi. Më 8 maj, LSDM-ja fuqimisht do t'i kundërshtohet frymës nacionaliste dhe populliste që i kërcënohet vendit, deklaroi sot zëvendës kryeministri Bojan Mariçiq, i cili është sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar të LSDM-së.

"Jemi të vetëdijshëm për të gjitha dëshprimet e qytetarëve të lidhura edhe me eurointegrimet edhe me atë që në më shumë pika BE-ja nuk ishte plotësisht e drejtë ndaj neve dhe lidhur me sjelljen e partnerit tonë më të madh të koalicionit BDI, dhe këtë e kemi pranuar si vërejtje dhe luftë kundër krimit dhe korrupsionit dhe tërë atë që u pengon qytetarëve. Por, mendoj se është e qartë se më 8 maj duhet të kemi LSDM të fuqishme, më të fuqishme se ajo që e kemi parë në rrethin e parë, pasi pa këtë, Maqedonisë së Veriut i kërcënohet një frymë e madhe nacionaliste dhe populliste, e cila nuk dimë se ku mund të na dërgojë. Kemi pasur mundësi 11 vite ta ndjejmë atë frymë, kemi pasur mundësi në këto shtatë vite të këtij koalicioni qeveritar të bëjmë shumë arritje, të bëjmë edhe shumë gabime", deklaroi Mariçiq.

LSDM-ja, siç theksoi Mariçiq, nuk lufton për mbijetesë në pushtet dhe me çdo çmim ta formojë qeverinë e ardhshgme, por lufton për parime dhe politika, në të cilat besojmë dhe nga të cilat nuk ka heqje dorë - demokracia, liria, politikat sociale, drejtësia sociale.

"Jam i bindur se nëse vazhdojmë me komunikimin e sinqertë dhe transparent, nëse i locojmë edhe politikat, por edhe njerëzit të cilët me sjelljen e tyre na kanë shkaktuar dëm të madh politik, dhe nëse arrijmë, e unë jam i sigurtë se do të arrijmë të gjejmë fuqi me këtë të ballafaqohemi, jam i bindur se më 8 maj do të bëjmë rezultat, me të cilin LSDM-ja do të jetë krenare në këtë kontekst. Shumë punë na pret edhe pas 8 majit edhe si parti, edhe institucione", tha Mariçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës për shtyp me kolegen moldave, Kristina Gerasimov.

Ai e përmendi edhe "retorikën nacionaliste dhe populliste në fushatë".

"Në kontekst të integrimeve evropiane, shihni se VMRO-DPMNE-ja shmang të flasë për integrimet evropiane. Kryesisht po bëhet një retorikë nacionaliste. Për fat të keq, kjo u pranua nga BDI-ja, madje edhe u inicua, por qytetarët nuk mund të shohin fat në atë retorikë, por vetëm tensione që do të na sjell në një gjendje të vështirë pas zgjedhjeve", tha mes tjerash Mariçiq.

I pyetur nëse kjo do të thotë se e përjashton në të ardhmen koalicionin me BDI-në, Mariçiqi nuk u përgjigj drejtpërdrejtë, por tha se "agjenda e tyre nuk është nacionaliste, por për Maqedoni evropiane, për respektimin e të gjithë qytetarëve në këtë shtet.

"Ndarjet dhe tensionet ishim të bindur se janë pjesë e së kaluarës dhe dëshirojmë të jenë pjesë e kaluarës", tha Mariçiq. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR