• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mariçiq: Lufta për të drejtat e punëtorëve është luftë për të ardhmen e të gjithë neve

Mariçiq: Lufta për të drejtat e punëtorëve është luftë për të ardhmen e të gjithë neve

Shkup, 1 maj 2023 (MIA) - Një Maji shënon kthesë të rëndësishme në zhvillimin e shoqërisë dhe është simbol në luftën për të drejtat e punëtorëve dhe solidaritetit, që sot është shtysa jonë në rrugën drejt përforcimit të të drejtave të punëtorëve, sigurisë në vendin e punës dhe krijimin e kushteve më të mira për punë, si dhe sistem të drejtë të rrogave, kumtoi në Fejsbuk zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

"Gjatë viteve të kaluara treguam se Qeveria din ta vlerësojë punëtorin dhe se puna e tij duhet të paguhet. Ndërmorëm masa të shumta sistematike drejt përmirësimit të pozitës së punëtorëve, me të cilat e kthyem dinjitetin e tyre, në mënyrë rekorde i rritëm rrogat në të gjithë sektorët dhe e ulëm numrin e të papunëve", thekson Mariçiq në kumtim.

Ai potencoi se kjo është ditë kur me pietet të veçantë duhet t'i kujtojmë edhe ato gjenerata të cilat punuan shumë he me përkushtim në ndëritmin e vendit tonë dhe të cialt siguruan përparim të shoqërisë së vendit tonë.

Ai thekson se të bashkaur rreth qëllimit më të rëndësishëm, do ta vazhdojmë luftën për rrugën tonë të shënuar me dekada - Maqedoni e Veriut stabile dhe prosperuese.

"Qeveria mbetet partnere e sigurt e sindikatave dhe shoqatave të punëtorëve në luftën për të drejtat e tyre. Punëtorë dhe punëtore, urime Dita ndërkombëtare e punës - 1 Maji", shtojn mariçiq në kumtimin në Fejsbuk. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR