• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mariçiq - Kopman: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE nuk është vetëm çështje gjeopolitike, por edhe dëshmi për vlerat e përbashkëta

Mariçiq - Kopman: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE nuk është vetëm çështje gjeopolitike, por edhe dëshmi për vlerat e përbashkëta

Bruksel, 13 shkurt 2024 (MIA) - Përfshirja e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian nuk është vetëm çështje e rëndësisë gjeopolitike, por edhe dëshmi për vlerat e përbashkëta të demokracisë, stabilitetit dhe prosperitetit që i përfaqësin BE-ja, porositi sot drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së përgjithshme prë fqinjësi dhe negociata për zgjerim të Unionit (GD NEAR), Gert Jan Kopman në takimin në Bruksel me zëvendëskryeministrin e parë për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

"Kjo paraqet mundësi për Maqedoninë e Veriut që plotësisht t'i prëforcojë institucionet e veta demokratike, ta përmirësojë zhvillimin ekonomik përmes Planit për rritje, si dhe ta nxisë bashkëpunimin rajonal", theksoi Kopman.

Mariçiq, nga ana e vet theksoi se, qëllimi ynë është anëtarësimi i barabartë në BE, me ç'rast jemi të vetëdijshëm se procesi i inkuadrimit kërkon përkushtim, reforma dhe bashkëpunim.

"Maqedonia e Veriut shënoi përparim të dukshëm në përmbushjen e kritereve të parashtruara nga BE-ja, që është imperativ për të vazhduar punën e përbashkët, deri në realizimin e vizionit të përbashkët për Evropë të bashkaur dhe prosperuese", shtoi Mariçiq.

Ai, me atë rast, i potencoi edhe përfitimet e shumëfishta nga anëtarësimi i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut në BE, si për qytetarët, ashtu edhe për bashkësinë evropiane.

Kopman dhe Mariçiq e theksuan përkushtimin e të dyja palëve për mbështetje dhe angazhim për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, për çka dëshmi janë përpjekjet e përbashkëta për sigurim të së ardhmen evropiane për vndin dhe për zhvillim të rajonit.

Paraprakisht sot, Mariçiq u takua me ministren belge të Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë së Jashtme, Haxha Labib, vendi i të cilës është kryesuese aktuale me BE-në, si dhe me zëvendësin e drejtoreshës së përgjithshme për Ballkanin Perënidmor në Shërbimin evropian për politikë të jashtme (EEAS), Marko Makovec, ndërsa është paraparë të ketë takime dhe me këshilltarin diplomatik të kryetarit të Këshillit të BE-së, Sharl Mishel, për politikë të jashtme, Simon Mordju.

Vonë pasdite, Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani do ta shoqërojnë kryetarin e Qeverisë teknike, Talat Xhaferi në takimin me zëvendës sekretarin e përjgithshëm të NATO-s, Mirçea Xhoana në selinë e Aleancës në Bruksel.

Takimi me Xhoanën do të jetë i pari në suaza të vizitës së punës të Xhaferit në Bruksel, e cila vazhdon nesër me bisedime me kryetarin e Këshillit të BE-së, Sharl Mishel dhe me kryetaren e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen, si dhe me krerët e Europarlamentit. ab/

Foto: SÇE

QËNDRONI TË LIDHUR