• e enjte, 18 korrik 2024

Mariçiq - Koen: Dënim i sulmeve dhe shpresë për zgjidhjen e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës

Mariçiq - Koen: Dënim i sulmeve dhe shpresë për zgjidhjen e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës

 Shkup, 29 nëntor 2023 (MIA)  -  Në kohë sfidash, solidariteti njerëzor është mesazhi më i fortë për mbështetje. Fuqishëm i dënojmë sulmet ndaj popullatës civile me shpresë për një zgjidhje më të shpejtë të konflikteve mes Izraelit dhe Palestinës,  ka shkruar  sot në Fejsbuk zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane Bojan Mariçiqi, pas takimit me delegacionin e Izraelit, ministrin e Punëve të Jashtme Eli Koen.

 

Siç thekson Mariçiqi, politikat e dialogut dhe mirëkuptimit janë bazë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Evropë dhe në botë. Ai sqaron se sfidat mund të tejkalohen vetëm me dialog, bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë.

"Ne, mbetemi të përkushtuar në zgjidhjen e konflikteve dhe kundër çdo veprimi që kërcënon sigurinë dhe sigurinë e jetëve të pafajshme", shton Mariçiqi. 

Foto: Faqja në Fesjbuk të zëvendëskryeministrit  Bojan Mariçiqit

 

QËNDRONI TË LIDHUR