• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mariçiq: Jo ndryshime ligjore, por nevojitet dinamikë ku i gjithë procesi për dhënien e pasaportave do të përfundonte këtë verë

Mariçiq: Jo ndryshime ligjore, por nevojitet dinamikë ku i gjithë procesi për dhënien e pasaportave do të përfundonte këtë verë

Shkup, 22 shkurt 2024 (MIA) - Propozimin që e jep VMRO-DPMNE-ja për ndryshimin e Ligjit për pasaporta është joserioz dhe bie ndesh drejtpërdrejt me Kushtetutën dhe fatkeqësisht nuk do t'i ndihmojë qytetarët. Në vend të kësaj, duhet të bisedohet me kompaninë që ofron formularët për pasaportat për të arritur dinamikë me të cilën do të përfundonte i gjithë procesi këtë verë, tha zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

"Ne do ta konsideronim seriozisht nëse ndihmon. Por nëse e zgjerojmë vlefshmërinë e pasaportave në mënyrë që ato të jenë të vlefshme në shtëpi dhe qytetarët të mos i përdorin jashtë, mendoj se kjo është diçka që do t'i çojë qytetarët në një situatë edhe më të vështirë se kjo në të cilën ndodhen tani. Në vend të kësaj, ne në Qeveri diskutuam, biseduam dhe kërkuam nga MPB-ja që të bisedojë me kompaninë që ka tenderin për sigurimin e formularëve për printimin e pasaportave, për të krijuar një dinamikë në të cilën sa më shpejt të jetë e mundur gjatë verës, të plotësohet procedura për të gjitha pasaportat. Çdo gjë tjetër nënkupton pasiguri juridike për qytetarët", tha Mariçiqi në deklaratën për mediat pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve për pesë grante japoneze.

Ai theksoi se për patentë shoferët dhe lejet e qarkullimit situata ka qenë ndryshe sepse ato përdoren në territorin e vendit tonë, por për pasaportat mund të futemi në një paqartësi të rëndë juridike ku qytetarët nuk do të dinë në cilin aeroport apo në cilën pikë kufitare do të ndalohen nëse nuk kanë dokumente të reja udhëtimi.

"E dijmë që disa vende janë më tolerante, disa jo, por detyra jonë është të shpejtojmë sa më shumë çdo qytetar që ka kërkuar të marrë pasaportë. Të mos harrojmë se marrëveshjet ndërkombëtare nuk mund të ndryshohen sipas Kushtetutës me ligj, ndërsa në Kushtetutën tonë gjërat e përcaktuara janë të qarta dhe të gjitha detyrimet që zbatohen rrjedhin nga një ligj kushtetues, jo nga vullneti i një partie politike. Prandaj bëj thirrje për një marrëdhënie të përgjegjshme nga të gjitha palët. Jam i sigurt se i gjithë ekipi në MPB po bën gjithçka që mundet dhe duhet të vazhdojë të bëjë gjithçka që mundet dhe Qeveria është në dispozicion për të na ndihmuar të gjithë neve që jemi në Qeveri, që qytetarët të marrin një pasaportë të vlefshme, një pasaportë me të cilën mund të udhëtojnë lirshëm", tha Mariçiqi. 

Për dinamikën e dhënies së pasaportave të reja, përgjigjen, thotë ai, duhet ta japë MPB-ja, sepse kanë një pasqyrë të saktë të kësaj dinamike, apo me një dinamikë të shtuar kur mund të arrihet. Por, vlen të bëhen përpjekje për të arritur sa më shpejt, deri në sezonin e verës për të bërë një hap serioz përpara në dhënien e pasaportave. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR