• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mariçiq - Janos Boka: Integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdojë

Mariçiq - Janos Boka: Integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdojë

Shkup, 28 maj 2024 (MIA) - Zëvendëskryetarii i parë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiqi, ka takuar sot ministrin e Çështjeve Evropiane të Hungarisë, Janos Boka. Në takim, siç njofton SÇE, është biseduar për prioritetet e presidencës hungareze për forcimin dhe mbështetjen e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut në periudhën në vijim.

 U tha se Hungaria si kryesuese do të fokusohet në zgjerimin e BE-së me vendet të cilat janë pjesë e pakos së zgjerimit me fokus të Ballkanit Perëndimorë dhe Maqedonisë së Veriut dhe me theks të veçantë në zbatimin e reformave.

 Zëvendëskryeministri Mariçiqi deklaroi se shteti duhet ta vazhdojë procesin e eurointegrimeve, që është pjesë e angazhimeve dhe detyrimeve ndërkombëtare për prosperitetin e rajonit, Evropës dhe të gjithë qytetarëve të vendit. Marrja e obligimeve dhe përmbushja e planeve afatgjata me Komisionin Evropian, sipas tij, janë me rëndësi jetike për përparimin e shtetit, partnerëve strategjikë ndërkombëtarë dhe për zhvillimin e hartës gjeopolitike të rajonit dhe Evropës.

 

Mariçiq e theksoi rëndësinë e marrjes së vendimeve të rëndësishme për realizimin e mëtejmë të synimeve strategjike të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit për të cilin angazhohen vendet anëtare të BE-së, rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe të gjithë partnerët strategjikë të shtetit. 

 Zëvendëskryeministri Mariçiqi dhe ministri Boka janë pajtuar se në dy vitet e fundit u arritën rezultate të rëndësishme në procesin e eurointegrimeve të Maqedonisë së Veriut, me realizimin e procesit të skriningut, fillimit të negociatave për shtetin dhe përgatitjen e plotë për realizimin e agjendës evropiane të shtetit.

"Integrimi evropian duhet të vazhdojë me ndërmarrjen e detyrimeve në rrugën drejt BE-së, me të cilat shteti do të ecë në drejtim të progresit dhe zhvillimit të dukshëm. Realizimi i Planit të Rritjes është një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm, kërkon një përfshirje të detajuar dhe të vlefshme të të gjitha kapaciteteve me përfitime të mëdha për shtetin dhe për të gjithë qytetarët e tij", tha Mariçiqi.

 Hungaria kryeson me Këshillin e Evropës nga 1 korriku i vitit 2024 deri në fund të vitit. qa

Foto: SÇE

 

 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR