• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mariçiq: Integrimi në BE është rruga të cilën me vetëdije dhe me përgjegjësi e zgjodhën qytetarët e vendit

Mariçiq: Integrimi në BE është rruga të cilën me vetëdije dhe me përgjegjësi e zgjodhën qytetarët e vendit

Shkup, 30 maj 2023 (MIA) - Integrimi evropian është rruga të cilën me vetëdije dhe me përgjegjësi e zgjodhëm, sepse kjo nevojitet për stabilitet dhe progres të shtetit, për reforma të dukshme në plan të brendshëm, të cilat do të japin transformim pozitiv të shoqërisë sonë, porositi sot zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, i cili në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, u tkaua me eurodeputetët nga grupi i Aleancëls progresive të socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin evropian, Tonino Picula, Matjazh Nemec dhe Andreas Shider.

Në takime, siç kumtoi Sekretariati për çështje evropiane, u bisedua për zbatimin e agjendës reformuese evropiane, për ndryshimet kushtetuese, si dhe për ngjarjet e reja në Kosovë.

"Eurodeputetët e konfirmuan mbështetjen të cilën ia japin Maqedonisë së veriut për ta ruajtur dinamikën e negociatave me BE-në, si dhe se kemi miq në BE të cilët i njohin hapat tanë pozitivë dhe japin mbështetje për angazhimet tona që të arrijmë deri në vitin 2030 të bëhemi anëtare e Unionit", ceket në kumtesë.

Në takim u potencua se kemi mundësi të mirë, si shtet anëtar i NATO-s, një nga të rrallat në rjaon që tërësisht është harmonizuar me politikën e jashtme të BE-së, shtet i cili i filloi negociatat me BE-në dhe i cili konsiderohet faktor serioz i stabilitetit në rajon, të jetë në pakon e vendeve për anëtarësim të ardhshëm në BE.

Mariçiq në Bruksel u takua edhe me eurodeputeten nga grupi i të gjelbërve, Tineke Strike dhe pati takim koordinues me u.d. drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor e Drejtorisë së përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim të Komisionit evropian, Mikela Matuela.

Në tkaim u bisedua për rrjedhën e procesit të skriningut, planin për reforma dhe përpunimin e dokumenteve kyçe nga Klasteri i parë, Udhërrëfyesin për sundimin e së drejtës, Udhërrëfyesin për funksionimin e institucioneve demokratike dhe reformën në administratën publike. ab/

Foto: SÇE

QËNDRONI TË LIDHUR