• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mariçiq: Imazhi i Këshillit Gjyqësor është pasqyrim i gjithë gjyqësorit

Mariçiq: Imazhi i Këshillit Gjyqësor është pasqyrim i gjithë gjyqësorit

Shkup, 6 korrik 2023 (MIA) - Imazhi i Këshillit Gjyqësor është pasqyrë për gjithë gjyqësorin dhe është mirë që vjen një mision evropian i cili do të monitorojë punën e këtij institucioni, vlerëson zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq. 

Për emisionin Triling zëvendëskryeministri vlerësoi se komisioni vlerësues është një hap i mirë dhe Qeveria do ta pranojë. 

"Atë që dua ta them për komisionin vlerësues mendoj se ky është sinjal i mirë dhe se ne duhet ta shfrytëzojmë si mundësi. Qeveria këtë duhet ta pranojë dhe mendoj se për këtë askush nuk ka dilemë dhe ajo është para së gjithash porosi dërguar Këshillit Gjyqësor dhe për atë që ka ndodhur gjatë periudhës së kaluar", tha Mariçiqi.  

Zëvendëskryeministri theksoi se ne jemi shtet kandidat për anëtarësim në BE dhe mekanizmat e BE-së, raportet e BE-së, gjithnjë i kishim instrument për përmirësim. 

"Rol kyç në zgjidhjen e krizës politike në Maqedoninë e Veriut ishte Raporti i Pribesë nga viti 2015 i cili i shënoi vijat nëpër të cilat duhet të lëvizë shteti. Një pjesë e kësaj është përmbushur, një pjesë tjetër jo", tha Mariçiqi. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR