Mariçiq: Gjithnjë derisa e përdorim, mbrojmë dhe avancojmë, gjuha maqedonase do të jetë e paprekshme
- Kur bota e shënon Ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare, përkujtohemi për detyrën tonë për kultivim, ruajtje dhe afirmim të gjuhës maqedonase, por edhe të gjuhëve që i përdorin popujt në botë, theksoi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq në kumtimin në Fejsbuk.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:34, 21 shkurt, 2023
Shkup, 21 shkurt 2023 (MIA) - Kur bota e shënon Ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare, përkujtohemi për detyrën tonë për kultivim, ruajtje dhe afirmim të gjuhës maqedonase, por edhe të gjuhëve që i përdorin popujt në botë, theksoi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq në kumtimin në Fejsbuk.
"Gjuha maqedonase është identiteti ynë dhe gjithnjë derisa e përdorim, mbrojmë dhe avancojmë do të jetë e paprekshme. Gjuha maqedonase është një prej rreth 7000 gjuhët që ekzistojnë në botë, e barabartë me gjuhët e vendeve anëtare të BE-së dhe gjuhë e ardhshme zyrtare në familjen evropiane", tha Mariçiq me rastin e Ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare.
Zëvendëskryeministri thekson se paraardhësit tanë na kanë obliguar ta përdorim dhe avancojmë gjuhën amtare, por edhe ta vlerësojmë dhe respektojmë gjuhën e bashkëqytetarëve tanë.
"Urime Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare", shtoi Mariçiq. ab/