• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mariçiq - Gir: Përkushtimi i përbashkët për integrimin evropian sjell sukses

Mariçiq - Gir: Përkushtimi i përbashkët për integrimin evropian sjell sukses

Shkup, 15 janar 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot kishte takim me shefin e misionit të Bashkimit Evropian, Dejvid Gir, në të cilin u theksuan hapat kyç të ndërmarrë drejt anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, si dhe arritjet kryesor të përbashkëta për të cilat po punojnë me përkushtim në rrugën drejt BE-së, kumtoi SÇE-ja.

"Duke vlerësuar angazhimin e palëkundur të ambasadorit Gir, zëvendëskryeministri Mariçiq shprehu falënderimin e tij për përfshirjen dhe angazhimin e paçmuar të ambasadorit për integrimin evropian të këtij vendi. U theksua rëndësia e bashkëpunimit, i cili jo vetëm forcon lidhjet dypalëshe, por edhe inkurajon Maqedoninë e Veriut drejt realizimit me sukses të proceseve të rëndësishme, në rrugën drejt zbatimit të suksesshëm të reformave, në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE deri në vitin 2030", theksohet në kumtesën. 

Zëvendëskryeministri Mariçiq në takim përmendi se bashkëpunimi me ambasadorin Gir është dëshmi për partneritetin e përhershëm mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, përkushtimit dhe interesit të përbashkët për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.

Mariçiq theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet e vendosur, ruan vlerat e përbashkëta, parimet demokratike dhe partneritetin kyç me komunitetin evropian, gjë që luan rolin më të rëndësishëm në zhvillimin e vendit sipas standardeve evropiane.

Mbështetja që vjen nga BE-ja, theksoi Mariçiq, është e një rëndësie të madhe për vendin tonë dhe është sinjal për tejkalim efikas dhe efektiv të sfidave gjatë procesit të negociatave, informojnë nga SÇE-ja. ls/

Foto: SÇE

 

QËNDRONI TË LIDHUR