• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Mariçiq do të marrë pjesë në Forumin e shoqërisë civile në Tiranë

Mariçiq do të marrë pjesë në Forumin e shoqërisë civile në Tiranë

Shkup, 15 tetor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot do të marrë pjesë në sesionin përfundimtar të Forumit të shoqërisë civile, i cili këtë vit mbahet në Tiranë, me temën "Zhbllokimi i progresit: E ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor".

Siç kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE), Mariçiq në mbyllje të forumit do të shkëmbejë ide dhe do të dërgojë mesazhe nga diskutimi tematik, "Zhbllokimi i progresit: Ç'farë më tutje?", në të cilën folës kryesor është Mihael Roth, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut, me të cilin zëvendëskryeministri do të realizojë takim bilateral.

"Forumi për Shoqërinë Civile dhe Think Thenk 2023, i cili zhvillohet në datat 14 dhe 15 tetor në Tiranë, organizohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur - Ballkani Perëndimor, në bashkëpunim me OSF-BP, Fondacionin Grek për Politikën Evropiane dhe të Jashtme dhe Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim. Qëllimi i këtij forumi është të jetë një platformë kyçe për dialog dhe bashkëpunim konstruktiv që do të kontribuojë në avancimin e interesave të Ballkanit Perëndimor dhe do të inkurajojë ndryshime pozitive në rajon", thekson SÇE.

Forumi mbahet në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet nesër në Tiranë, ku Mariçiq do të jetë pjesë e delegacionit qeveritar të kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski. sa/

Foto: SÇE

QËNDRONI TË LIDHUR