• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mariçiq: Data 2030 është datë ambicioze, por e arritshme, bashkërisht punojmë drejt këtij qëllimi

Mariçiq: Data 2030 është datë ambicioze, por e arritshme, bashkërisht punojmë drejt këtij qëllimi

Shkup, 16 tetor 2023 (MIA) - Data 2030 është datë ambicioze, por e arritshme, bashkë punojmë në atë qëllim. E ardhmja e politikës së zgjerimit është qëllim i hapur dhe i vendosur për të cilin duhet edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së të përgatitemi dhe ta arrijmë, njoftoi në Fejsbuk zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq pas pjesëmarrjes në takimin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski me komisarin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheji.

"Te vendet anëtare të BE-së ka vullnet politik dhe unitet për perspektivën evropiane të të gjithë rajonit. Varheji na tha të mbajmë fokusin në procesin e negociatave me BE-në dhe në reformat për hir të qytetarëve maqedonas që meritojnë të jetojnë në një vend evropian dhe të begatë", qëndron në statusin në Fejsbuk të Mariçiqit, i cili është pjesë e delegacionit qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Kovacevski në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, në Tiranë.

BE-ja tashmë ka propozime thelbësore, me të ashtuquajturin plan për rritje i cili, siç bëhet e ditur në publikimin e Mariçiqit, me të vërtetë do ta përshpejtojë jo vetëm integrimin institucional, por edhe ekonomik.

"Qëllimi është që ta përshpejtojmë zgjerimin dhe deri në vitin 2030 të arrijmë t'i përmbushim detyrimet, që ta përfundojmë bashkimin e Evropës dhe ta sigurojmë stabilitetin dhe zhvillimin e tij", thekson Mariçiqi në publikimin në Fejsbuk. fc/

Fotografia: Fejsbuku i Bojan Mariçiqit

QËNDRONI TË LIDHUR