• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mariçiq - Bomgartner: Vazhdon mbështetja nga Franca për integrimin evropian të shtetit

Mariçiq - Bomgartner: Vazhdon mbështetja nga Franca për integrimin evropian të shtetit

Shkup, 20 maj 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë teknike përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq u takua me ambasadorin e Francës, Siril Bomgartner dhe eksperten e re franceze për integrime evropiane Mia Matkoviq, e cila u bë pjesë e ekipit të SÇE.

"Integrimi evropian është bazë për zhvillim të qëndrueshëm dhe socioekonomik të shtetit. Proceset e filluara në bisedimet me BE-në duhet të vazhdojnë ta përmbushin qëllimin strategjik për anëtarësim të plotfuqishëm, zbatimin e Planit të rritjes të Komisionit Evropian me përfitime të mëdha për të gjithë qytetarët e shtetit, rajonit dhe Evropës", qëndron në kumtesën e Sekretariatit për Çështje Evropiane për takimin. 

Në takim, theksohet, të pranishmit u pajtuan se vazhdon mbështetja franceze për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejtë BE-së, duke e konfirmuar përkushtimin e Francës për integrimin në BE të vendeve nga Ballkani Perëndimor. 

Takimi kishte për qëllim ta prezantojë eksperten e re franceze për integrime në BE e cila u përfshi në Sekretariatin për Çështje Evropiane në prill, bëjnë të ditur nga SÇE. fc/

Fotografia: SÇE

QËNDRONI TË LIDHUR