• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mariçiq: Bashkëpunimi me SHBA-në është bazë solide për përmbushjen e agjendës evropiane të Maqedonisë së Veriut

Mariçiq: Bashkëpunimi me SHBA-në është bazë solide për përmbushjen e agjendës evropiane të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 11 shkurt 2024 (MIA) - Maqedonia e Veriut ka dialog strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe forma të veçanta të bashkëpunimit. Sistemi i masave restriktive të SHBA-së për sanksionimin e politikanëve të korruptuar në Ballkanin Perëndimor është me rëndësi të jashtëzakonshme për luftën kundër korrupsionit, porositi zëvendëskryeministri i parë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq. 

Ai në kuadër të vizitës në SHBA sot mori pjesë në panel diskutimin në temë "EU-US Relations: Building Collective Security in a Shifting World, Marrëdhënie BE-SHBA: Ndërtimi i sigurisë kolektive në botën e cila ndryshon". 

Në konferencë, Mariçiqi e theksoi bashkëpunimin me SHBA-në me strategjinë për mbështetje të Ballkanit Perëndimor të bazuar në tre parime - agjendë e qartë, mbështetje e fuqishme dhe prani e vazhdueshme. 

"Maqedonia e Veriut ka vendosur dialog strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, forma të veçanta të bashkëpunimit, ku sistemi i masave restriktive të SHBA-së për sanksionimin e politikanëve të korruptuar të Ballkanit Perëndimor është me rëndësi të jashtëzakonshme për luftën kundër korrupsionit, dhe do të ndihmojë në rregullimin dhe reformimin e sistemit në rrugën drejtë BE-së. Zgjidhja e sfidave siç janë korrupsioni dhe promovimi i integrimit janë me rëndësi themelore për arritjen e këtij qëllimi", theksoi Mariçiqi. 

Ai theksoi se prania dhe mbështetja e politikanëve amerikanë janë me rëndësi vitale në luftën kundër korrupsionit në rrugën tonë të integrimit evropian. Siç tha, angazhimi dhe bashkëpunimi me politikanët amerikanë e përforcon përkushtimin tonë në vlerat demokratike dhe e përforcon partneritetin transatlantik.

"Jemi të përkushtuar në nxitjen e bashkëpunimit rajonal përmes vizitave të rregullta dhe dialogut. Fuqizimi i partneritetit në kuadër të Ballkanit Perëndimor dhe me aleatët në NATO është me rëndësi kyçe për avancimin e qëllimeve të përbashkëta dhe përballjen me sfidat e përbashkëta", shtoi Mariçiq.

Siç theksoi, zgjedhjet e ardhshme evropiane kanë rëndësi të madhe në formimin e të ardhmes së Evropës. Ai potencoi se me rëndësi thelbësore është që të theksohen perspektivat progresive të gjeneratave të reja të cilat angazhohen për unitet dhe bashkëpunim evropian. 

"Rezultati nga zgjedhjet evropiane dhe lokale në Ballkanin Perëndimor do të ketë ndikim të madh ndaj trajektores së ardhshme në rajon. Këto zgjedhje përfaqësojnë kthesë kyçe në udhëtimin tonë kolektiv drejt stabilitetit dhe prosperitetit", tha Mariçiq. 

Në konferencë ishte theksuar edhe situata gjeopolitike në Evropë, me rëndësinë e theksuar nga krijimi i së ardhmes e cila do të nënkuptojë siguri dhe stabilitet në rajon. 

Në panel diskutimin morën pjesë edhe Jovita Neliupsiene, euroambasadore në SHBA, Kristofer Smart, themelues i Abrot Grup, përderisa moderator në panel diskutim ishte Xheremi Shapiro, drejtor për hulumtim nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie të Jashtme. fc/

Fotografia: Sekretariati për Çështje Evropiane

QËNDRONI TË LIDHUR