• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mariçiq: Anëtarësimi në BE tashmë nuk është një shans teorik, por një mundësi reale dhe ne kemi një shans për t'i përfunduar negociatat

Mariçiq: Anëtarësimi në BE tashmë nuk është një shans teorik, por një mundësi reale dhe ne kemi një shans për t'i përfunduar negociatat

Shkup, 20 mars 2023 (MIA) - Mendoj se të gjitha partitë politike janë përballur me  përgjegjësi për vazhdimin e rrugës drejt BE-së. Ne jemi të vetëdijshëm se kjo është e padrejtë dhe se nuk është ideal propozimi francez.  Kështu të vetëdijshëm e kemi propozuar në Kuvend. Jemi  të vetëdijshëm edhe kemi bërë shumë shumë lëshime deri më tani. Por, gjithashtu jemi të vetëdijshëm se për herë të parë kemi një shans real për t'i përfunduar negociatat, gjegjësisht  të vazhdojmë më tej dhe ta bëjmë atë që nuk arritëm  17 vjet. T'i përfundojmë negociatat dhe të bëhemi anëtarë. Është një mundësi reale. Nuk është më vetëm një shans teorik, por  kemi një mundësi reale dhe duhet ta shfrytëzojmë, deklaroi  zëvendëskryeministri Bojan Mariçiqi për “Top Tema” në  TV Telma.

 "Ne mund të vendosim  se do t'i bëjmë ndryshimet kushtetuese edhe për dy vjet, edhe për tre vjet edhe për pesë vjet. Në fund të fundit, ishte edhe temë debati, diskutimi gjatë negociatave rreth propozimit francez. Neve na përgjigjej sigurisht të kemi më shumë kohë, ose ta bënim nga fundi i negociatave. Por, ajo nuk mundej si plan të kalojë  as në Bullgari, as në përgjithësi të pranohet.  Prandaj tani jemi në këtë situatë", ka vlerësuar Mariçiqi.

 Sipas tij, BE-ja e lëshoi shansin që ka për rajonin, për këtë vit.

 "Potencoj  për këtë vit, sepse mendoj se në  opinion nuk ka mjaftueshëm kuptim për urgjencën e detyrave që kemi sepse vitin e ardhshëm tashmë në maj  ka zgjedhje për Parlamentin Evropian, dhe më pas ka një proces prej disa muajsh  për zgjedhjen e Komisionit të ri evropian, zgjedhja e kryetarit  të Këshillit Evropian, viti i ardhshëm do t'u kushtohet zgjedhjeve. Nga ana tjetër, dëgjojmë se ka struktura serioze politike edhe në KE  edhe në PE dhe  te shtetet anëtare, të cilat do të insistojnë në hapjen e negociatave për Ukrainën dhe Moldavinë në kohën e duhur, deri në zgjedhjet evropiane", tha Mariçiqi.

 Kjo, siç tha ai, do të thotë se nuk kemi kohë për të humbur, do të thotë se nuk është më situata si më parë, kur mund të kalonim nga një vit në tjetrin.

"Kjo situatë nuk është ajo. Ky detyrim nuk do të na ikë. Ne mund të vendosim të mos e bëjmë këtë, të presim zgjedhjet. Kemi dy procese paralele, njëri është procesi i skriningut, tjetri është ndryshimet kushtetuese. Ne duhet t'i përfundojmë të dyja proceset, nëse duam  në fund të këtij viti të marrim pikë  dhe të kalojmë në fazën tjetër", potencon Mariçiqi. ar/

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR