• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mariçiq: Anëtarësimi në BE në vitin 2030 është mundësi reale

Mariçiq: Anëtarësimi në BE në vitin 2030 është mundësi reale

Shkup, 10 shkurt 2024 (MIA) - Në kuadër të vizitës në SHBA, zëvendëskryeministri i parë dhe zëvendëskryetar i Qeverisë për Çështje evropiane Bojan Mariçiq ka pasur intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase. Mariçiq me këtë rast u është referuar temave aktuale lidhur me integrimin evropian të vendit.

“Zgjedhjet do të jenë një lloj udhëkryqi, një pikë kthesë pas së cilës ose do të shkojmë në drejtim të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030 ose do të shkojmë në një film të vjetër që e shohim prej 11 vitesh dhe që nënkupton rinegocim me fqinjët, më saktë me Bullgarinë, një tunel prej dhjetë vitesh që nuk e dimë kur do të shfaqet drita në fund të atij tuneli apo kur do të dilnim prej tij dhe rihapje të të njëjtave çështje që lidhen me identitetin dhe gjuhën, për diçka që sot tashmë është zgjidhur dhe është futur në kornizën e negociatave me Bashkimin Evropian dhe procesin e negociatave”, ka thënë Mariçiq.

Më tej në intervistë, Mariçiq tha se viti 2030 është një mundësi reale. “Nuk është një datë që na jepet si garanci, por si mundësi. Luftuam gjatë kohë, ja kjo qeveri ka 7 vite që lufton dhe ka arritur të marrë nga BE një datë indikative si mundësi për anëtarësim në vitin 2030.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR