• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mariçiq: Është koha me VMRO-DPMNE-në, të bisedojmë rreth ndryshimeve kushtetuese, besoj se do të vijmë në argumente të arsyeshme

Mariçiq: Është koha me VMRO-DPMNE-në, të bisedojmë rreth ndryshimeve kushtetuese,   besoj se do të vijmë në argumente të arsyeshme

Shkup, 18 shkurt 2023 (MIA) - Mendoj se është koha edhe me VMRO-DPMNE-në të bisedojmë, nëse publikisht apo jashtë syve të opinionit, pa marrë parasysh, të fillojë një debat thelbësor përmbajtjesor rreth ndryshimeve kushtetuese, pse është problem  të përfshihen bullgarët në Kushtetutë,  pse është problem për ne maqedonasit, si mund të na rrezikojë. Nëse hyjmë në një diskutim të tillë, besoj se do të vijmë në argumente të arsyeshme, se është vërtet tragjike ta bllokojmë shtetin tonë në rrugën drejt Bashkimit Evropian për shkak të kësaj çështjeje, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiqi.

Në një intervistë për Radion Maqedonase, theksoi se me përfshirjen e bullgarëve si komunitet etnik në Kushtetutë, bëhet një dallim i qartë midis popullit maqedonas, maqedonasve, popullit shumicë në Maqedoninë e Veriut dhe bullgarëve si komunitetit etnik në shtet dhe si pakicë, sipas konventave. 

 "Ndërsa gjithsesi qytetarët kanë të drejtë të prononcohen lirisht si ndjehen dhe siç kemi ne edhe shtatë komunitete të tjera që janë të theksuara në Kushtetutën tonë, duhet të kemi një mundësi për bullgarët, që ne të jemi të mbrojtur që askush të mos thotë se ne jemi bullgarë. Ne jemi maqedonas dhe vetë dallimi është se ka edhe bullgarë që sipas regjistrimit të fundit janë 3000 e njëqind. Me atë akt ne do ta bëjmë atë dallim. Përveç kësaj ne do të shtojmë edhe komunitete të tjera siç janë kroatët dhe malazezët, të paktën. Do të thotë ka interes edhe nga të tjerë hebrenjtë, egjiptianët, torbeshët e kështu me radhë dhe ne jemi gati të bisedojmë", theksoi zëvendëskryeministri.

Mariçiqi theksoi se është e mundur që gjatë negociatave të ketë edhe çështje më të vështira për t'u zgjidhur, të një karakteri tjetër.

 Duke u përqendruar në rikonstruimin  Qeverisë, ai theksoi se qëllimi është që të forcohet shhumica qeveritare dhe të forcohet pozita e Qeverisë në një periudhë kur na  presin shumë obligime lidhur me reformat dhe para një viti në të cilin duhet të përfundohen projekte të shumta infrastrukturore.

 Duke folur për propozimin francez, Mariçiqi tha se FRONTEKS-i ishte një nga kërkesat tona kryesore, si garanci se Bullgaria  në tëvërtetë nuk ka problem me gjuhën maqedonase, gjegjësisht nuk kundërshton përdorimin e gjuhës maqedonase në kuadër të Bashkimit Evropian. 

Ai, rreth ratifikimit të marrëveshjeve nga nisma “Ballkani i Hapur”, theksoi se me këtë  është një hap shumë i rëndësishëm drejt hapjes së kufijve dhe heqjes së barrierave që ekzistojnë mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.

"Kjo është rëndësia thelbësore e nismës 'Ballkani i Hapur' të cilën ne e theksojmë gjatë gjithë kohës. Këto marrëveshje janë ratifikuar edhe në Shqipëri, edhe në Serbi, presin në ratifikim te ne. Fillimisht pati skepticizëm nga ana e opozitës, sërish bllokime dhe moscaktim të Komisionit për Punë të Jashtme. Më pas, pasi kaloi në Komisionin për Punë të Jashtme, relativisht shpejt, kur u krijuan kushte u ratifikua", theksoi Mariçiqi.

Duke u perqendruar në vendimin e gjykatës në Strasburg, Mariçiqi tha se është një lajm pozitiv për shtetin.

Ai tha se ajo që ishte e rëndësishme për Qeverinë dhe shtetin është që këto raste të marrin zgjidhjen e tyre dhe rezultatin e tyre para gjykatave të Maqedonisë së Veriut. ar/
 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR