• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mariçiq: Është dërguar një version pune i Planit të Veprimit, udhërrëfyesit do të miratohen kur të krijohen kushtet për të

Mariçiq: Është dërguar një version pune i Planit të Veprimit, udhërrëfyesit do të miratohen kur të krijohen kushtet për të

Shkup, 4 shkurt 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane në Qeverinë teknike, Bojan Mariçiq thotë se është dërguar një version pune i Planit të Veprimit, ndërsa udhërrëfyesit do të shqyrtohen dhe miratohen kur të krijohen kushtet për të.

Siç informon sot, vendi ka marrë disa cikle të vërejtjeve që janë vendosur në tekstin e dy udhërrëfyesve.

Deri më tani nuk ka probleme në funksionimin e Qeverisë teknike. Pres që ajo të qëndrojë deri në fund të mandatit, gjegjësisht deri në fillim të zgjedhjeve, tha sot zëvendëskryeministri i par

"Është dërguar një version i Planit të Veprimit, i cili është përcaktuar se nuk është përfundimtar, por funksional. Në momentin që do të vlerësojmë së bashku, në komunikim me Brukselin, se duhet të dërgohet versioni përfundimtar, do ta dërgojmë. Për sa i përket miratimit, pyetja duhet t'u drejtohet shteteve anëtare, ato janë ende në fazën e shqyrtimit të këtyre dokumenteve. Unë do të jem në Bruksel jo këtë javë, por javën e ardhshme dhe do të kem mundësinë të njihem më shumë me atë që po ndodh, duke pasur parasysh se ka edhe diskutime të vështira në lidhje me miratimin e Planit të Rritjes dhe në përgjithësi, ndaj vendimeve lidhur me zgjerimin në këtë periudhë, para zgjedhjeve evropiane. Besoj se do të rrjedhë ashtu siç rrjedh për të gjitha shtetet e tjera, do të rishikohen udhërrëfyesit dhe më pas kur të krijohen kushtet do të miratohen. Në ndërkohë kemi marrë disa cikle vërejtjesh që i kemi përfshirë në tekstin e udhërrëfyesve. Në atë pjesë kemi hyrë në një procedurë normale", theksoi Mariçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas shënimit të lindjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev në kishën "Shën Spas" në Shkup. sa/

foto. MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR