Marfi: Bullgaria nuk guxon të ndalojë në rrugën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë drejt BE-së
Uashington, 16 shkurt 2022 (MIA) - Është katastrofë nëse nuk mund të sigurojmë progres dhe të lejojmë që Bullgaria të qëndrojë në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Evropës, deklaroi sot senatori demokrat i Konektikatit, Kris Marfi, në seancën dëgjimore për Ballkanin Perëndimor në Komisionin e Senatit për punë të jashtme.
Ai kërkoi nga SHBA-ja që të luajë rol aktiv në procesin e negociatave midis dy vendeve, si dhe t'i bëjnë të qartë Bullgarisë se është në interesin e saj, si vend ballkanik, të sigurojë që ka rrugë drejt BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, njofton sot Zëri i Amerikës.
"Për mua është fatkeqësi nëse nuk mund të tregojmë përparim drejt Evropës. Dhe pse do ta lejonin një vend të ndalojë në rrugën?" tha Marfi duke e pyetur përfaqësuesin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar se çfarë mund të bëjë më tepër SHBA-ja për të hequr veton bullgare dhe nëse bisedimet midis dy qeverive të reja do të japin rezultate.
"Edhe Bullgaria edhe Maqedonia e Veriut janë aleatët tanë të çmuar në NATO. Gjithmonë ka qenë shpresa jonë që ata të mund t'i zgjidhin divergjencat e tyre përmes dialogut konstruktiv dhe negociatave në vulnet të mirë. Të dyja qeveritë e reja na kanë dhënë garanci se kjo po ndodh dhe ne e mbështesim këtë dhe shpresojmë se që mund të arrihet një përfundim në një kohë të arsyeshme", u përgjigj Eskobar.
Eskobar theksoi më parë se "Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë reforma të rëndësishme dhe kanë paguar një çmim të lartë dhe meritojnë të avancohen në procesin e aderimit".
Ai tha gjithashtu se SHBA-ja po përpiqen të sigurojnë që shtetet e Ballkanit të mbeten të qëndrueshme dhe të mbrojtura nga çdo ndikim keqdashës nga Rusia dhe Kina.
"Ajo që Rusia po përpiqet të arrijë është të krijojë një ndjeshmëri në zonën euroatlantike. Ata kanë gjetur partnerë në vende të caktuara, të cilët janë të gatshëm të ndihmojnë në avancimin e këtyre synimeve në mënyrë që të na shmangin nga çështje të tjera”, tha mes tjerash Eskobar.
Ai theksoi se angazhimi shumëvjeçar diplomatik amerikan e mbështet integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike.
"Një Ballkan më i fortë, i integruar në një Evropë të fortë, do të thotë një komunitet më i fortë transatlantik", shtoi Eskobar. mb/