• e premte, 20 mars 2026

Maqedonia mes vendeve më të mira në botë sipas uljes së vdekshmërisë neonatale dhe vdekshmërisë tek fëmijët nën pesëvjeçarë (PLT)

Maqedonia mes vendeve më të mira në botë sipas uljes së vdekshmërisë neonatale dhe vdekshmërisë tek fëmijët nën pesëvjeçarë (PLT)

Shkup, 19 mars 2026 (MIA) - Maqedonia e Veriut radhitet mes vendeve më të mira në botë sipas uljes së vdekshmërisë neonatale dhe vdekshmërisë tek fëmijët nën pesëvjeçarë - thuhet në raportin e publikuar global për vitin 2025 të Grupit ndëragjencor të KB-së për vlerësim të vdekshmërisë tek fëmijët.

Në prezantimin e të dhënave të raportit, sot, në konferencë për shtyp, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu tha se, sipas raportit, shkalla e vdekshmërisë tek të sapolindurit për një dekadë jo të plotë është ulur për 87 për qind nga 8,1 në 1,1 raste të vdekjes në 1.000 fëmijë të sapolindur, ndërsa shkalla e vdekshmërisë tek fëmijët të moshës nën pesëvjeçarë është ulur për 75 për qind, nga 11,1 në 2,8 në 1.000 fëmijë të sapolindur.

"Shteti i ynë është treguar si shembull i suksesshëm për uljen e vdekshmërinë nenatale dhe të fëmijëve nën moshën pesëvjeçare në nivel global, si rezultat të aktiviteteve të përbashkëta dhe koordinimit të Komitetit për amësi të sigurt pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe partnerët UNICEF, OBSH dhe UNFPA", tha Aliu.

Sipas rezultateve të raportit, vendi ynë, tha ai renditet ndër vendet më të suksesshme në nivel global në uljen e vdekshmërisë neonatale dhe të vdekshmërisë së fëmijëve nën moshën pesëvjeçare, duke u njohur si shembull për zbatim të suksesshëm të politikave shëndetësore të integruara dhe të koordinuara. 

“Në periudhën e kaluar është shënuar përparim i dukshëm, ku shkalla e vdekshmërisë neonatale është ulur për 87 për qind, nga 8,1 në 1,1 për 1.000 lindje të gjalla, ndërsa shkalla e vdekshmërisë së fëmijëve nën pesë vjeç është ulur për 75 për qind, nga 11,1 në 2,8 për 1.000 lindje të gjalla. Këto rezultate janë fryt i reformave të vazhdueshme sistemore, i forcimit të koordinimit institucional dhe i partneritetit me organizatat relevante ndërkombëtare, si dhe i zbatimit të masave gjithëpërfshirëse për përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor", theksoi ministri Aliu.

Në këtë drejtim, shton ai, veçanërisht të rëndësishme janë aktivitetet e orientuara drejt forcimit të kujdesit urgjent obstetrik dhe neonatal, rishikimit dhe harmonizimit të protokolleve klinike, përmirësimit të praktikave për reanimimin e të porsalindurve dhe parandalimin e infeksioneve, si dhe përmirësimit të sistemit të transportit mjekësor. Paralelisht, Ministria e Shëndetësisë po zbaton në mënyrë të qëndrueshme masterplanin për kujdesin perinatal 2020–2030, i cili siguron vendosjen e një rrjeti të stratifikuar perinatal, sipas nivelit të rrezikut, dhe mundëson përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve shëndetësore në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor.

Ministri Aliu shprehu mirënjohje të sinqertë për organizatat partnere – OBSH, UNICEF dhe UNFPA, si dhe për Komitetin për Maternitet të Sigurt, për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, ekspertizën profesionale dhe përkushtimin e përbashkët në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për nënat dhe fëmijët.

Drejtoresha e Klinikës për gjinekologji dhe obstetrikë, Irena Aleksioska-Papestiev, tha se të dhënat tregojnë se kur punohet sistematikisht, mund të arrihen standardet ndërkombëtare në uljen e vdekshmërisë neonatale dhe vdekshmërisë tek fëmijët nën moshën pesëvjeçarë.

Foto: Ministria e Shëndetësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR