• e enjte, 19 mars 2026

Maqedonia mes vendeve më të mira në botë sipas uljes së vdekshmërisë neonatale dhe vdekshmërisë tek fëmijët nën pesëvjeçarë

Maqedonia mes vendeve më të mira në botë sipas uljes së vdekshmërisë neonatale dhe vdekshmërisë tek fëmijët nën pesëvjeçarë

Shkup, 19mars 2026 (MIA) - Maqedonia e Veriut radhitet mes vendeve më të mira në botë sipas uljes së vdekshmërisë neonatale dhe vdekshmërisë tek fëmijët nën pesëvjeçarë - thuhet në raportin e publikuar global për vitin 2025 të Grupit ndëragjencor të KB-së për vlerësim të vdekshmërisë tek fëmijët.

Në prezantimin e të dhënave të raportit, sot, në konferencë për shtyp, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu tha se, sipas raportit, shkalla e vdekshmërisë tek të sapolindurit për një dekadë jo të plotë është ulur për 87 për qind nga 8,1 në 1,1 raste të vdekjes në 1.000 fëmijë të sapolindur, ndërsa shkalla e vdekshmërisë tek fëmijët të moshës nën pesëvjeçarë është ulur për 75 për qind, nga 11,1 në 2,8 në 1.000 fëmijë të sapolindur.

"Shteti i ynë është treguar si shembull i suksesshëm për uljen e vdekshmërinë nenatale dhe të fëmijëve nën moshën pesëvjeçare në nivel global, si rezultat të aktiviteteve të përbashkëta dhe koordinimit të Komitetit për amësi të sigurt pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe partnerët UNICEF, OBSH dhe UNFPA", tha Aliu.

Drejtoresha e Klinikës për gjinekologji dhe obstetrikë, Irena Aleksioska-Papestiev, tha se të dhënat tregojnë se kur punohet sistematikisht, mund të arrihen standardet ndërkombëtare në uljen e vdekshmërisë neonatale dhe vdekshmërisë tek fëmijët nën moshën pesëvjeçarë. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR