• e shtunë, 23 nëntor 2024

Maqedonia e Veriut në vendin e 87-të sipas raportit "Lumturia në botë 2023" të KB-së

Maqedonia e Veriut në vendin e 87-të sipas raportit

Shkup, 20 mars 2023 (MIA) - Nga gjithsej 137 shtete, Maqedonia e Veriut gjendet në vendin e 87-të në raportin e ri "Lumturia në botë 2023", të cilin e publikojnë Kombet e Bashkuara. Sipas raportit, shteti i ynë është në vendin e fundit në Ballkan dhe mes shteteve më të palumtura në Evropë.

Indeksi i mat ndjenjat subjektive të qytetarëve, përmes vizuales "Shkalla Kantril", pyetje për atë se sa ata ndjehen të lumtur dhe pse. Çdo vit, njerëzit nëpër botë për nevojat e kësaj ankete përgjigjen në pyetjen ku ata personalisht vlerësojnë se gjenden, sipas gjendjes momentale në jetë në shkallën prej 0 deri 10.

Nga vendet rreth nesh, vendi më mirë i radhitur është Sllovenia (vendi i 22-të), Kosova (34), Serbia (45), Kroacia (48), Greqia (58), Mali i Zi (67), Bosnjë e Hercegovina (71), Bullgaria (77) dhe Shqipëria (83). Në Evropë rezultat më të keq ka vetëm Gjeorgjia (vendi i 90-të), Ukraina (92) dhe Turqia (106).

Raporti këtë vit i ka radhitur shtetet sipas mesatares trevjeçare, ndërsa shteti i jonë për periudhën 2020-2022 ka rezultat mesatar prej 5,254.

Shteti më i lumtur në botë edhe këtë vit është Finlanda, e cila ka rezultat prej 7,804. Pas saj janë Danimarka, Islanda, Izraeli dhe Holanda, ndërsa shteti më i palumtur për vitin 2023  është Afganistani, me rezultat mesatar 1,859.

Mes shteteve më të palumtura janë edhe Libani, Sierra Leone, Zimbabue dhe Republika Demokratike Kongo.

Raporti "Fati në botë" që KB-ja e publikon më 20 mars - Dita ndërkombëtare e lumturisë, publikohet tani 11 vite me radhë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR