• e shtunë, 23 nëntor 2024

Maqedonia e Veriut në vendin e 67-të në listën më të re të Indeksit për sundimin e drejtësisë

Maqedonia e Veriut në vendin e 67-të në listën më të re të Indeksit për sundimin e drejtësisë

Bruksel, 25 tetor 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut është renditur në pozicionin e 67-të mes 142 shteteve në listën më të re globale sipas Indeksit për sundimin e drejtësisë së Projektit botëror për drejtësi, të publikuar sot me vlerësim prej 0,53 pikave, njejtë sikur edhe në tre vitet e kaluara.

Sipas kriterit kufizim i fuqisë së autoriteteve, vendi është në vendin e 97-të me vlerësim 0.47, soipas mungesës së korrupsionit në vendin e 75-të me indekst 0,45, sipas transparencës së Qeverisë në vendin e 70-të me vlerësim 0,50, ndërsa sipas të drejtave themelore në pozicionin e 56-të me vlerësim 0,60. Kur bëhet fjalë për kriterin rend dhe siguri, Maqedonia e Veriut është në pozicionin e 43-të, sipas drejtësisë me vlerësim 0,80, sipas zbatimit të rregullativave në pozicionin e 94-të me 0,46, sipas drejtësisë civile në vendin e 75-të me indeks 0,52 dhe sipas drejtësisë penale në pozicionin e 72-të me 0,44 pika.

Lidhur me vitin e kaluar, edhe pse ka vlerësim të njejtë, vendi është renditur katër vende më poshtë dhe tani është në nivel me Mongolinë, Kazakistanin, Indonezinë dhe Moldavinë.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Kosova janë renditur më mirë se Maqedonia e Veriut në listën e përgjithshme në vendet e 57-ta dhe 58-ta, përkatësisht, me vlerësime 0,56, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina është më e dobët, e cila është e 75-ta me indeks 0,51. Shqipëria dhe Serbia në vendin e 91-të dhe të 93-të me 0,48, si dhe Turqia, e cila është në vendin e 117-të me vlerësim 0,41.

Nga 27-të vendet anëtare të BE-së, e vetmja e renditur më poshtë se vendi është Hungaria me vlerësim prej 0,51 në vendin e 73-të, ndërsa nga vendet e tjera të Unionit nga rajoni i Ballkanit, më  larta në listë është Sllovenia me indeks prej 0,69 në vendin e 27-të, e pasuar nga Rumania me 0,63 në vendin e 40-të, Kroacia dhe Greqia me 0,61 në vendin e 45-të dhe të 47-të dhe Bullgaria me 0,56 në vendin e 59-të.

Ndryshe, nga vendet anëtare të BE-së, Bullgaria dhe Sllovenia kanë rritje më të madhe krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa rënien më të madhe kanë Greqia dhe Belgjika, e cila është e 16-ta me 0,78 pikë.

Në dy vendet e para të listës janë dy anëtare të BE-së - Finlanda dhe Danimarka me vlerësim 0,84, gjegjësisht 0,83, e ndjekur nga Norvegjia me indeks 0,83, Suedia dhe Austria me indeks 0,79 dhe Gjermania me indeks 0,78. Singapori renditet në vendin e shtatë me 0,77 pikë, e ndjekur nga Japonia (0,76), Estonia (0,75) dhe Holanda (0,74).

Venezuela renditet në fund si e 142-ta me 0,27 pikë, e ndjekur nga Kamboxhia me 0,31, Afganistani me 0,32, Haiti dhe RD e Kongos me 0,34 dhe Nikaragua, Egjipti, Mianmari dhe Kameruni të gjitha me nga 0,35 pikë. mb/

Foto: Skrinshot

 

QËNDRONI TË LIDHUR