• e martë, 01 tetor 2024

Maqedonia e Veriut ka internet më të shpejtë në rajon

Maqedonia e Veriut ka internet më të shpejtë në rajon

Shkup, 7 gusht 2024 (MIA) - Maqedonia e Veriut ka internet më të shpejtë në rajon, ndërsa është në mesin e vendeve më së miri të renditura edhe në Evropë, tregon hulumtimi i Cable.co.uk, të cilin e publikoi portali statistikor "Landgeist". 

Me shpejtësi të lidhjeve në internet nga 97,9 Mbps, Maqedonia është para Sllovenisë, 97,0 Mbps, Serbisë 60,5 Mbps, Kosovës  57,3 Mbps, Greqisë  53,9 Mbps, Malit të Zi 49,5 Mbps, Bosnje e Hercegovinës 44,0 Mbps dhe Bullgarisë 40,4 Mbps. 

Internet më të shpejtë në Evropë ka në ishullin Xhersi (264 Mbps) i cili gjendet mes Britanisë së Madhe dhe Francës, në Lihtenshtajn 246,8 Mbps dhe në Islandë 229,4 Mbps. 

Në Francë shpejtësia e internetit është 152.5 Mbps, në Holandë 142,5 Mbps, në Spanjë 133,3 Mbps, ndërsa në Gjermani 81,7 Mbps.

Internet më të ngadalshëm në Evropë kanë Kroacia 25,7 Mbps, Shqipëria 25,4 Mbps dhe Turqia 24,8 Mbps.

Të dhënat e Cable.co.uk bazohen në analizë të mbi 1,5 miliardë testeve për shpejtësi të internetit me shtrirje të gjerë në 229 vende, gjatë 12 muajve, deri më 30 qershor 2024. fc/

Fotografia: Printskrin langeist

 

QËNDRONI TË LIDHUR