• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Maqedonia e Veriut i dhuron tanke Ukrainës

Maqedonia e Veriut i dhuron tanke Ukrainës
Shkup, 28 korrik 2022 (MIA)- Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut konfirmuan se i janë dhuruar tanke Ukrainës, duke theksuar se bëhet fjalë për tanke të gjeneratës së tretë, ndërsa marrë parasysh zhvillimin e teknologjisë, jokonkurruese dhe jokompatibile. Ministria, pa përmendur numrin e tankeve të dhuruara për MIA-n informuan se në periudhën e ardhshme do të duhet të shpenzohen edhe resurse për asgjësimin e tankeve që sipas tyre është një aktivitet i papërshtatshëm për ushtrinë tonë. “Konform vendimeve të miratuara nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në disa raste ka dhuruar pajisje për Ukrainën konform me kërkesat dhe nevojat e saja dhe në koordinim me aleatët. Republika e Maqedonisë së Veriut si anëtare kredibile e NATO-s, në linjë me aleatët dhe partnerët duke respektuar integritetin territorial, sovranitetin dhe të drejtën e vetëmbrojtjes së Ukrainës, pastaj duke dënuar rreptësishtë agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, mori këto vendime që të dërgojë ndihmë për Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës, me një sasi të caktuar të mjeteve materiale”, thekson MM. Shtojnë se në bazë të analizave të kryera, rekomandimeve dhe planeve të miratuara për pajisjen e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën e ardhshme do të bëhet transformimi i batalionit të tankeve që siç thonë ata, “tashmë është një rrjedhë dhe do veprohet në vënien dhe ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve bashkëkohore në armatë”. Informojnë se duke marrë parasysh planifikimin mbrojtës të NATO-s, planin për modernizimin dhe pajisjen e armatës në vijim është projekti "Furnizim i mjeteve të blinduara", konform marrëveshjes me Qeverinë amerikane e cila ka filluar në vitin 2019 me lidhjen e Marrëveshjeve mes Qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së. “Para disa ditësh arriti edhe furnizimi i 6 LOV JLTV në kuadër të këtij projekti. Ky furnizim paraqet një hap serioz përpara në procesin e modernizimit dhe pajisjes së armatës konform standardeve të NATO-s dhe do të jenë mbështetje e Batalionit të lehtë të këmbësorisë në Shtip që njëherësh është edhe njësia jonë e NATO-s si dhe zëvendësim i kapaciteteve të vjetruara të tankeve që nuk do të të jetë pjesë e formacionit ushtarak”, theksojnë nga ministria.  

QËNDRONI TË LIDHUR