• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në fushën e pronësisë industriale

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në fushën e pronësisë industriale

Tiranë, 4 qershor 2023 (MIA) - Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në fushën e pronësisë industriale. Dokumentin dje në Tiranë e nënshkruan drejtori i Entit shtetëror të Maqedonisë së Veirut për pronësi industriale (ESHPI), Blerim Idrizi dhe Rovena Beqiraj, drejtoreshë e përgjithshme e drejtorisë së përgjithshme shqiptare për pronësi industriale.

Në kumtimin e dy institucioneve qëndron se dy kolegët, mes vete kanë shprehur gatishmëri të bashkëpunojnë në këtë fushë me qëllim që të rritet vetëdija për të drejtat e pronësisë industriale, e me atë të sigurohet zbatim më efikas i këtyre të drejtave për shtetet adekuate.

Sipas kumtimit të Entit për pronësi industriale të RMV-së, në takim ka marrë pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i Agjencisë për pronësi industriale të Republikës së Kosovës, Isa Dukaj.

Ky takim ishte "rezultat i bashkëpunimit shumë të mirë mes tre vendeve tona", qëndron në kumtesën e ESHPI-së. ab/

Foto: ESHPI 

 

QËNDRONI TË LIDHUR