• e premte, 27 dhjetor 2024

Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruan Memorandum për bashkëpunim për hekurudhën e shpejtë nga Nishi deri në Shkup

Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruan Memorandum për bashkëpunim për hekurudhën e shpejtë nga Nishi deri në Shkup

Beograd, 17 nëntor 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut dhe Serbia sot nënshkruan Memoranum për bashkëpunim për vendosjen e rrjetit hekurudhor me performancë të lartë, si pjesë e Korridorit hekurudhor 10.

Memorandumi u nënshkrua në Qeverinë e Republikës së Serbisë nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoja Boçvarski dhe ministri serb i Ndërtimtarisë, Trafikut, dhe Infrastrukturës, Goran Vesiq, në prani të kryeministrave Dimitar Kovaçevskit dhe Ana Bërnabiq, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Në periudhën e ardhshme duhet të formohet një grup punues, i cili duhet të denifojë planin e veprimit, për të cilin duhet të punohet.

Ne territorin e e Maqedonisë së Veriut në fazën e parë duhet të ndërtohen 50 kilometra, ndërsa intenca është që Korridori 10 të ndërtohet plotësisht, respektivisht deri në Selanik dhe Athinë. Shpejtësia e kësaj hekurudhe do të jetë të paktën 160 kilometra në orë.

"Përkushtimi i ynë për bashkëpunim me të gjitha shtetet e rajonit ka përfitime për qytetarët dhe kompanitë. Ne nuk kemi ekonomi aq të forta, si vendet e Bashkimit Evropian dhe për këtë arsye është me rëndësi të bashkëpunojmë, pasi fuqia qëndron te uniteti. Fokusi jonë duhet të mbetet Bashkimi Evropian, pasi aty vendet e rajonit i takojnë", tha Kovaçevski në konferencë për shtyp pas nënshkrimit të Memorandumit.

Sipas kryeministres Bërnabiq, me nënshkrimin e sotëm të Memorandumit hapet rruga për zhvillimin e ardhshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. Nga ana serbe ka përfunduar hekurudha e shpejtë nga Beogradi në Novi Sad, ndërsa deri në fund të vitit 2024 është planifikuar të përfundojë deri në Suboticë, ashtu që do ta përfundojnë tërë pjesën deri në Hungari. si/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR