• e enjte, 26 dhjetor 2024

Maqedonia e Veriut dhe Italia thellojnë marrëdhëniet miqësore, mbështetja reciproke është e rëndësishme

Maqedonia e Veriut dhe Italia thellojnë marrëdhëniet miqësore, mbështetja reciproke është e rëndësishme

Shkup, 25 mars 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Italisë në vend, Andrea Silvestri.

Kryetari i Kuvendit, Mitreski, siç theksohet nëm kumtesën e Kuvendit, vlerësoi se marrëdhëniet politike ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Italisë janë të shkëlqyera dhe karakterizohen nga dinamika intensive dhe këtë dinamikë e përcjell edhe bashkëpunimi midis parlamenteve të të dy vendeve. Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen shumëvjeçare të sinqertë dhe të vendosur italiane për Republikën e Maqedonisë së Veriut në të gjitha fushat, e veçanërisht në lidhje me përmbushjen e qëllimeve strategjike për integrimet euroatlantike.

Mitreski e informoi ambasadorin italian për aktivitetet e planifikuara të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta presidenciale dhe parlamentare, si dhe për propozim-ligjet që pritet të shqyrtohen nga përbërja aktuale parlamentare.

Ambasadori Silvestri iu referua marrëdhënieve tradicionalisht të mira dhe miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Italisë në 30 vitet e fundit. Ai informoi për organizimin e aktiviteteve dhe manifestimeve të shumta me rastin e këtij përvjetori të rëndësishëm, ndër të cilat është botimi dhe promovimi i monografisë “30 vjet marrëdhënie bilaterale ndërmjet Italisë dhe Maqedonisë së Veriut”.

Një kopje të kësaj monografie ambasadori i dorëzoi kryetarit të Kuvendit, duke theksuar se ajo përmban dokumente dhe fotografi jo vetëm nga bashkëpunimi institucional, por edhe social midis të dy vendeve.

Ai theksoi se Italia ka qenë gjithmonë një nga mbështetësit më të fuqishëm dhe më parimorë të aspiratave euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit shpresojnë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet të dy vendeve mike dhe ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Parlamentit të Italisë.

Foto: Kuvendi i RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR