• e shtunë, 23 nëntor 2024

Maqedonia e Veriut dhe 11 anëtare të NATO-s e përforcojnë bashkëpunimin për trajnim të pilotëve

Maqedonia e Veriut dhe 11 anëtare të NATO-s e përforcojnë bashkëpunimin për trajnim të pilotëve

Bruksel, 28 mars 2029 (MIA) - Dymbëdhjetë vende-anëtare të NATO-s, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, kanë rënë dakord për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në trajnimin e pilotëve ushtarakë në kuadër të Iniciativës së Aleancës për trajnim për fluturime në Evropë (NFTE).

Siç njofton korrespondenti i MIA-s, me këtë marrëveshje parashihet trajnimi i rreth 50 pilotëve të ardhshëm në katër lokacione nga ky vit, themelimin e nëntë kampeve të reja trajnuese, si dhe themelimin e një trupi këshillues për industrinë e mbrojtjes.

Qëllimi i NFTE është të prezantojë ndryshime thelbësore në mënyrën e trajnimit të ekuipazheve ajrore, duke përfshirë pilotët e aeroplanëve dhe helikopterëve, gjë që jo vetëm e forcon aftësinë e Forcave ajrore të anëtarëve të Aleancës, por gjithashtu promovon unitetin e tyre.

Me rastin e arritjes së marrëveshjes, zëvendëssekretari i përgjithshëm Mirçea Xhoana deklaroi se uniteti nuk ndodh vetvetiu, por duhet bërë.

"Një nga mënyrat për të arritur unitetin është përmes trajnimeve të përbashkëta sistematike dhe krijimit të marrëdhënieve të besimit. NFET është një shembull i shkëlqyer për këtë. Kjo përpjekje e rëndësishme shumëkombëshe do të na ndihmojë drejt një qasjeje të përbashkët për trajnimin e gjeneratave të ardhshme të pilotëve", shtoi Xhoana.

Siç njoftoi NATO, me rritjen e numrit të kampuseve, ku ekuipazhet ajrore do të kenë akses në mundësitë më moderne të trajnimit, do të lehtësohet trajnimi i pilotëve. Disa aleatë të tjerë të NATO-s pritet t'i bashkohen nismës gjatë vitit.

Krahas vendit, me marrëveshjen për zgjerimin e bashkëpunimit për trajnimin e pilotëve përfshihen edhe Belgjika, Britania e Madhe, Italia, Gjermania, Greqia, Rumania, Turqia, Hungaria, Mali i Zi, Çekia dhe Spanja. mb/

Foto: NATO

QËNDRONI TË LIDHUR