• e shtunë, 23 nëntor 2024

Manoleva: Sistemi shëndetësor do të funksionojë pa pengesa gjatë kohës së Samitit të OSBE-së

Manoleva: Sistemi shëndetësor do të funksionojë pa pengesa gjatë kohës së Samitit të OSBE-së

Shkup, 29 nëntor 2023 (MIA) - Sistemi shëndetësor do të funksionojë pa pengesa gjatë kohës së Samitit të OSBE-së, vetëm me kapacitete të përforcuara, deklaroi sot zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva.

Për Samitin e OSBE-së, nga Ministria e Shëndetësisë u nominua një person për kontakt, i cili do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me persona të ngarkuar me organizimin e Samitit.

"Në mënyrë shtesë, u lëshua njoftim deri te të gjitha institucioent shëndetësore, që të kenë ekipe plotësuese në gatishmëri, nëse rriten nevojat për shërbim shtesë shëndetësor, në kuadro, hapësira dhe pajisje", tha Manoleva.

Ajo kumtoi se Ministria e Shlndetësisë gjatë periudhës së kaluar ka ndërmarrë disa aktivitete lidhur me organizimin e veprimtarisë shëndetësore me rastin e Këshillit ministor të OSBE-së dhe lidhur me mbrojtjen shëndetësore të popullatës.

Zëvendës ministrja informoi se lidhur me Samitin e OSBE-së, nga Ministria e Shëndetësisë u nominua një person për kontakt, i cili do të jetë në komunikim të vazdueshëm me organizimin e Samitit.

"Ky person do t'i koordinojë aktivitetet eventuale, të nevojshme për mbrojtjen shëndetësore të pjesëmarrësve në Samit. Përveç kësaj, nga institucionet më të mëdha shëndetësore, publike dhe private, janë nominuar një numër i caktuar i personave, të cilët po ashtu në kuadër të atyre institucioneve, do t'i koordinojnë aktivitetet e nevojshme eventuale", sqaroi ajo.

Manoleva theksoi se shërbimet e Ndihmës urgjente mjekësore janë sistemuar në disa pika të caktuara strategjike. Shërbimi i rregullt i NUM nuk do të preket dhe ai do të jetë në dispozicion për popullatën, janë ndërmarrë më shumë automjete nga qytetet tjera.

Institucionet shëndetësore publike në pajtim me vendimin e Qeverisë nuk përfshihen me rekomandimet për ndërprerje të punës pas orës 12 edhe nesër. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR