Manoleva në takim me një pjesë të kolegjiumit profesional dhe përfaqësues të kolegjiumit mjekësor nga Klinika universitare e toksikologjisë
- Zëvendësministrja e Shëndetësisë Maja Manoleva sot ka zhvilluar takim me një pjesë të kolegjiumit të ekspertëve dhe përfaqësues të kolegjiumit mjekësor nga Klinika universitare për toksikologji.
- Post By Fami Bajrami
- 12:51, 10 qershor, 2024
Shkup, 10 qershor 2024 (MIA) - Zëvendësministrja e Shëndetësisë Maja Manoleva sot ka zhvilluar takim me një pjesë të kolegjiumit të ekspertëve dhe përfaqësues të kolegjiumit mjekësor nga Klinika universitare për toksikologji.
Në takim, siç kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë është diskutuar për gjendjen e funksionimit të Klinikës. Zëvendësministrja Manoleva kërkoi nga kolegjiumi mjekësor profesional që të japin propozim për emërimin e drejtorit mjekësor i cili duhet t'i plotësojë kushtet sipas ligjit.
Përfaqësuesit nga Klinika e toksikologjisë kanë informuar zëvendësen se në kohë sa më të shkurtër do të takohen dhe do të dorëzojnë propozim deri te Ministria e Shëndetësisë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s